Banorët liridashës të Mushtishtit, me flamuj kombëtarë në duar dhe me brohoritje për UCK-në, nuk i lejuan serbët të hyjnë në fshat

Po bëhen përpjekje për të penguar kthimin e kriminelëve serbë, në Mushtisht

Lajme të konfirmuara zyrtarisht bëjnë të ditur se që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, banorët e fshatit Mushtisht të Therandës kanë bllokuar rrugët kryesore të këtij fshati, pas paralajmërimeve se atje sot do të qëndrojnë për vizitë serbët e ikur  nga ky fshat gjatë luftës. Në Mushtisht banorët kishin  bllokuar rrugën kryesore të fshatit për të penguar ardhjen e paralajmëruar të serbëve nga ky fshat, të cilët në citin 1999 kishin vrarë e masakruar fqinjët e tyre shqiptarë. Rruga e bllokuar çon drejt qendrës së fshatit dhe nëpër të mund të vinë për vizitë ish-banorët serbë të larguar pas luftës. Banorët me flamuj kuq e zi u nisën nga qendra e fshatit, por më pas u përballën me një kordon policor. Policia u kërkoi të mbledhurve të lirojnë rrugën, por ata marshuan duke thyer këtë kordon. Aktualisht policia ka krijuar një kordon tjetër, ndërsa banorët po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë. Në Mushtisht ka ardhur edhe Njësia Speciale e Policisë me pajisjet për intervenim dhe është vendosur disa metra larg protestuesve. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë intervenuar  forcat policore, në përpjekje për të larguar protestuesit shqiptarë dhe për t iu lejuar serbëve të hyjnë në fshat të cilët kanë arritur me autobusë dhe me sigurim të policisë së Kosovës. Si pasojë e përleshjes mes protestuesve e forcave policore, mësohet se ka disa të arrestuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …