Po i vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Po i vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kryeprokurorja Drita Hajdari, në forumin:  Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka folur për dhunën seksuale në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se nuk ekzistojnë statistika reale për këto raste. Kjo është barrë e cila ngarkon shoqërinë kosovare, duke u shprehur se është edhe sfidë e madhe zbulimi, regjistrimi dhe hetimi i këtyre krimeve. “Krimet e luftës, në mesin e të cilave, dhuna seksuale gjatë luftës është një barrë e cila e ngarkon shoqërinë tonë. Është një çështje që pas luftës është fol me një dozë turpi, me një dozë përshpërimi dhe çka ka ndodh në Kosovë. Mirëpo fal shoqërisë civile dhe institucioneve tona të cilat filluan t’i trajtojnë këto raste, dhuna seksuale gjatë luftës doli nga errësira, mirëpo ende nuk ekzistojnë statistikat reale për numrin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë dhe akoma para prokurorisë speciale është një sfidë e madhe për zbulimin, regjistrimin dhe hetimin e këtyre krimeve”, u shpreh Hajdari. Ajo më tej ka thënë se për kategori nuk është bërë mjaftueshëm, duke theksuar se kanë mbetur pa trajtuar rreth 900 lëndë dhe rreth 2 mijë dosje për të zhdukurit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …