Po mbahet gjykimi kundër 4 aktivistëve Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës

Sot u mbajt seanca e parë e gjykimit kundër 4 aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës

U mbajt seanca e parë e gjykimit  kundër katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e  Kuvendit të Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë po mbanë shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.  Prokurori, i këtij rasti, Abdurrahim Islami, pretendon se disa fotografi të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëshmojnë se sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës  është kryer nga aktivistët e Vetëvendosjes. Në seancën e sotme, prokurori Islami tha se dëshmitë e vërtetojnë pretendimin që ai e ka shkruar në aktakuzë. Të gjithë të akuzuarit për terrorizëm, në mesin e të cilëve edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Frashër Krasniqi, refuzuan të ngritën në këmbë gjatë leximit të aktakuzës.  Ndërkohë, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atëdhe Arifi janë liruar nga arresti shtëpiak pas seancës së mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Lajmin për lirimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook, e po ashtu edhe avokati i tij Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …