Policia e Kosovës dha detaje të operacionit ku janë arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës dha detaje të operacionit ku janë arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të operacionit në Mitrovicë ku janë arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka sqaruar se sot në mëngjes policia ka arrestuar tre persona, ndërsa njëri nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

“Pas orës gjashtë policia ka kryer një operacion të bastisjes dhe kontrollit, me këtë rast janë kontrolluar katër lokacione dhe janë arrestuar katër persona”, ka thënë Riza Shillova, drejtori i Departamentit për Hetime. Ai ka bërë me dije se tre persona ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ndërsa një tjetër është arrestuar për shkak se ka penguar punën e policisë. Shillova këtë operacion e ka konsideruar të suksesshëm, ndërsa ka bërë me dije se asnjë zyrtar policor nuk është lënduar dhe se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit. Prokurori Sylë Hoxha ka bërë me dije se Policia nuk ka arritur ta arrestojë njërin prej katër të dyshuarave.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …