leoni

Policia e Kosovës është ballafaquar me veprime të dhunshme e sjellje agresive nga disa studentë të SKV-së

Policia e Kosovës është ballafaquar me veprime të dhunshme e sjellje agresive nga disa studentë të SKV-së

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa studentë të  lëvizjes studentore të quajtur,  “Studim Kritikë Veprim” nuk kishin leje për manifestimin e përvjetorit të themelimit të kësaj lëvizje. Tubimi ishte i paparalajmëruar ndërsa arrestimi i gjashtë studentëve ndodhi si pasojë e veprimeve të dhunshme dhe sjelljeve agresive të tyre. Fillimisht nga zyrtarët e policisë u është tërhequr vërejtja pjesëmarrësve dhe është kërkuar nga ta që të festojnë në mënyrë të qetë, mirëpo ankesat prej qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike janë pranuar përsëri në polici. Me të dalë në vendin e ngjarjes për të dytën herë , policia dhe prokurori kujdestar, janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga disa persona të dyshuar. Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të disa personave, zyrtarët pkanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore. Gjatë intervenimit policor tetë zyrtarë policor kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i duhur mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …