Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës në vendin tonë

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës në vendin tonë

Policia e Republikës së Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës. Në njoftim Policia ka bërë të ditur se kanë marrë plane konkrete për shtimin e shërbimeve në komunikacion në të gjitha akset rrugore, me qëllim të rritjes së sigurisë. Gjithashtu, kanë bërë thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit dhe kanë kërkuar që të gjithë të jenë të përgatitur me pajisje dimërore, në të kundërtën kanë paralajmëruar ndëshkime. “Referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vendin tonë, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik. Ju informojmë se Policia e Kosovës përmes planeve konkrete me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në trafik. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …