Brickos

Policisa

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit gjendja është e brishtë dhe e tensionuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit gjendja është e brishtë dhe e tensionuar. “Bllokimi i rrugëve nga grupe kriminale në veri të vendit, sulmet me armë zjarri e bomba çorientuese (shok bomba) ndaj Policisë së Kosovës, sulmi me shok bomba ndaj gazetarëve e ndaj patrullës vëzhguese të EULEX-it, ka tensionuar situatën në veri të vendit dhe ka pamundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave në dy Pikë Kalimet Kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Fatmirësisht nga këto sulme nuk është evidentuar ndonjë lëndim ndaj qytetarëve apo personave zyrtar. Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare po vazhdon fuqishëm angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari kriminale. Njëkohësisht përmes këtij njoftimi zyrtar Policia e Kosovës, njofton opinionin publik dhe demanton disa media serbe të cilat i referohen se kinse njësitet speciale të PK-së, te Ujmani kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetar/punonjës serb dhe kinse kanë marrë objektet në atë lokacion” thuhet në mes tjerash në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Nik Gjeloshaj: Kosova është e obliguar për Asociacionin nëpërmjet marrëveshjeve ekzistuese

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka diskutuar për çështjen e Asociacionit në Kosovë. …