Brickos

Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Policia e Kosovës në shërbim të aktiviteteve që mban Serbia në vendin tonë me rastin e një feste fetare me karakter politik

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e jashtëzakonshme për të siguruar festën e serbëve të quajtur Vidovdan që do të mbahet nesër në Mazgit, ish-Gazimestan. Po për nder të kësaj feste, nesër në sheshin e  Mitrovicës së veriut do të zbulohet përmendorja e ‘Car Llazarit”. Në komunikatën e  Policisë thuhet se për festën religjioze ortodokse e cila festohet me datë 28 qershor, Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve magjistrale që lidhen me zonat – qytetet ku konsiderohet se do të zhvillohen manifestime të ndryshme dhe krejt kjo me qëllim të ridrejtimit të komunikacionit, të ofrimit të kushteve për qarkullimin normal për të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit rrugor brenda dhe ndërqytetës, si dhe krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në tërë rajonin e Prishtinës. Policia me këtë rast nuk ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme, por në bazë të aktiviteteve dhe veprimeve hetohet një gjendje e tillë e një mobilizimi të lartë.

 

Në këtë kontest e deri në përfundim të te ceremonisë me datën 28.06.2016 në intervale të përcaktuara kohore, varësisht nga rrjedha e situatës policia do te bëj ri drejtimin e komunikacionit për automjete të vogla ashtu që të gjitha ato automjete të cilat vijnë nga drejtimi Gjilanit do të udhëzohen që të (shfrytëzojnë rrugët alternative) vazhdojnë për ne drejtim te fshatit Llapnasellë, si dhe automjetet të cilat vijnë nga drejtimi i fshatit Llapnasellë, do te udhëzohen për rrugën në drejtim të Gjilanit.

Veç kësaj të gjitha automjete e rënda duke përfshirë këtu autobusët, kamionët dhe maunat të cilët qarkullojnë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë ne hyrje te fshatit Mramor do të udhëzohen nga ana e policisë që të shfrytëzojnë rrugën alternative. Ndërkaq ato që lëvizin në drejtimin Prishtinë – Gjilan do të udhëzohen nga ana e policisë në hyrje të lagjes Veterriku dhe do të kenë dy mundësi të shfrytëzojnë rrugën alternative

Këto kufizime nuk do të vlejnë për automjetet e lehta, veturat civile autobusët që bartin në mënyrë të organizuar udhëtarët të cilët do të marrin pjesë në këto ceremoni si dhe anasjelltas.

esër duke filluar orët e paradites do të ketë një ri drejtim të trafikut edhe në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në segmentin rrugorë prej fsh.Shkabaj deri tek udhëkryqi i fsh. Milloshevë për të gjitha automjetet përveç atyre që do të jenë pjesëmarrëse në ceremoninë që do të mbahet në Gazimestan.

Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ri drejtime apo kufizime të tjera të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë, e cila siguron manifestimin politik të Serbisë në Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …