Policia e Shqipërisë dyshon se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesëmarrësit në tubim. Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës. Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova. Por, gjatë hulumtimit të bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë sendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 140 persona, të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 16:00 të së dielës janë shtruar 14 persona. Në komunikimin e pasdites u njoftua edhe për 4 raste në Elbasan dhe 5 në Durrës.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti, Altin Jakup Krasniqin, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti Altin Jakup Krasniqin, …