Policia është përleshur me pronarët e banesave në Dardani, që nuk kanë pranuar t’i lëshojnë ato

Policia është përleshur me pronarët e banesave në Dardani, që nuk kanë pranuar t’i lëshojnë ato

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot më 19. 9.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë te Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.
Mirëpo gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, “banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta, përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë persona janë sjellë për intervistim. Policia megjithatë ka arritur ta vë
situatën nën kontroll duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …