Policia gjermane ka arrestuar liderin e Katalunjës, Carles Puigdemont, i cili kërkohet nga Spanja

Policia gjermane ka arrestuar liderin e Katalunjës, Carles Puigdemont, i cili kërkohet nga Spanja

Policia gjermane konfirmoi se të dielën në mëngjes ka  arrestuar liderin e Katalunjës, Carles Puigdemont, për të cilin Spanja ka lëshuar një urdhër arresti. Policia e Shtetit Federal në Schleswig-Holstein tha se Puigdemont ishte arrestuar në afërsi të rrugës që të çon nga Danimarka në Gjermani. Puigdemont është aktualisht në paraburgim policor. Lajmin për  arrestimin e  Puigdemont e ka bërë të ditur edhe  avokati i tij. Finlanda nuk e pranoi z Puigdemont pasi Madridi ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Policia finlandeze më herët kishte njoftuar se ka marrë një urdhër-arrest dhe do të fillojnë procedurat e ekstradimit Në një intervistë për radion katalanase, avokati Puigdemontov Jaume Alonso-Cuevillas ka thënë se klienti i tij do t’i dorëzohet policisë finlandeze.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …