leoni

Policia kërkon nga Komuna e Suharekës të behet shenjëzimi i rrugëve në qytet

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal të sigurisë që u mbajt sot, u fol për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, ku u tha se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 1 shmangëje nga dogana, 4 aksidente trafiku me përmasa të vogla, 4 dëmtime prone, 1 vjedhje e pyjeve, 2 vjedhje të imta dhe 1 kanosje. Zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj edhe përkundër këtyre rasteve tha se jemi komuna më e qetë në rajonin e Prizrenit, sipas të dhënave ( raporteve ) në gjashtëmujorin e këtij viti kemi dal komuna më e qetë dhe më e sigurt në rajon. Togeri Sylaj, gjithashtu  ka thënë se shlyerja e vijave të bardha në trafik dhe mungesa e shenjave në qytet po i sjellin telashe policisë dhe ngasësve  të veturave, kërkojmë nga Komuna që sa ma parë të kryej këtë punë. Ndërkaq, kryesuesi i takimit z.Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës, ka fol për punët dhe angazhimet e Komunës gjatë javës, si takimi i KKSB-së, takimi i kryetarit Asllanaj  me Komandantin e KFOR-it Italian, takimin me zv.ministrin e bujqësisë si dhe për punë dhe aktivitete tjera që janë kryer.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …