Policia kishte ndaluar automjetin e Marko Gjuriqit, i cili ka hyrë pa leje në Kosovë, por më pas e kishte liruar

Policia kishte ndaluar automjetin e Marko Gjuriqit, i cili ka hyrë pa leje në Kosovë, por më pas e kishte liruar

Policia e Kosovës, mbrëmë në Graçanicë, e ka ndaluar automjetin, në të cilin gjendej i ashtuquajturi, drejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq dhe kishte kërkuar nga ai që ta braktiste Kosovën. Pas debatit gjysmë orësh ndërmjet policisë, zëvendës-kryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq dhe kryetarit të Graçanicës, Vladeta Kostiq, Policia e Shpend Maxhunit ia lejoi Gjuriqit qëndrimin në Kosovë. Gjatë ndalimit të automjetit policët shpjeguan se kishin urdhër ta përcillnin atë deri në Merdar dhe se do të arrestohej nëse do të kundërshtonte, por  aty  u tubuan serbët vendorë dhe kishin brohoritur parulla në mbështetje të Gjuriqit, i cili  kishte dalë nga vetura dhe kishte përshëndetur të tubuarit. I pranishëm ka qenë  edhe oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …