Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Policia liron disa prona të uzurpuara

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një plan operacional për lirimin e disa pronave të uzurpuara në rajonin e Ferizajt dhe atë të Mitrovicës. Operacioni i parë është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku janë liruar tri lokale afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme. Me urdhër të gjykatës përkatëse, këto prona të uzurpuara i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit. Ndërkaq, operacioni i dytë është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku është arritur të lirohen dy objekte të uzurpuara, në dy lokacione të ndryshme, njëra në qytetin e Vushtrrisë dhe tjetra në qytetin e Mitrovicës. Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës njofton opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se mbesim të përkushtuar për sundim të ligjit dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …