Policia ndaloi studentët që të vendosin fotografi në Kishën Ortodokse tek UP-ja

Studentë nga “Demokracia Studentore” janë mbledhur pranë kishës ortodokse serbe e cila gjendet në afërsi të Universitetit të Prishtinës, në një aksion simbolik përmes të cilit kanë ekspozuar fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë. Aksioni simbolik sipas organizatorëve është inciuar pas  provokimeve që po i bënë Serbia në Kosovë dhe priftërinjve që kanë bërë liturgji në Kishën Ortodokse Serbe, e cila gjendet në Kampusin Universitar e ndërtuar me dhunë nga Slobodan Millosheviq. Mirëpo, aksionin e tyre e ka penguar Policia e Kosovës duke i ndaluar studentët që të vendosin fotografi në kishë.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …