Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin për mbrojtje të afërt me instruktorë gjermanë

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar Kursin për Mbrojtje të Afërt, të zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Gjermanisë për vitin 2026. Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi u udhëhoq nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të Kosovës, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane. Programi përfshiu qitjen me armë, teknikat e vetëmbrojtjes, vozitjen emergjente, taktikat e lëvizjes dhe formacionet, si dhe përgatitjen fizike e psikologjike. Gjatë kursit u zhvilluan edhe ushtrime praktike të përshtatura me detyrat e mbrojtjes së afërt. FSK-ja thotë se trajnimi synon të avancojë aftësitë profesionale dhe kapacitetet operacionale të pjesëtarëve. Bashkëpunimi me palën gjermane, sipas njoftimit, mundëson shkëmbimin e përvojave dhe ndihmon në ngritjen e standardeve të trajnimit. Kursi është pjesë e planit të bashkëpunimit mes dy ministrive të mbrojtjes për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Bislimi kërkon kthimin e projektligjit për Specialen në Kuvend

Veprimtari Sali Bislimi i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që projektligji për Dhomat …