Brickos

Politikanët e pasur premtojnë liberalizim, 72% e qytetarëve nuk kanë sesi të lëvizin

Politikanët e pasur premtojnë liberalizim, 72% e qytetarëve nuk kanë sesi të lëvizin

Liderët politik në vend e kanë shndërruar prej kohësh liberalizimin e vizave në retorikë për kapital politik. Ata përmendin të mirat që do të sillte heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe qarkullimi pa ndalesa i njerëzve dhe mallrave, por thuajse asnjëherë nuk e zënë gojësh faktin që liberalizimi i vizave e gjen Kosovën si shtetin më të varfër në Evropë. Drejtori i Institutit ‘Gap’, Agron Demi në një shkrim të afishuar në rrjetet sociale, ka thënë se 72 për qind të qytetarëve të Kosovës nuk kanë mundësi financiare për të përballuar një pushim një-javor jashtë shtëpisë. “40% e kosovarëve s’kanë qenë kurrë në pushim;  80% e kosovarëve nuk dinë si ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh;  88% e buxhetit familjar shpenzohet në gjëra bazike për mbijetesë, si ushqim, banim, transport e veshmbathje.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …