Pop-Up Embassy – Suedia po vjen në Ferizaj me 24 prill

Ambasada e Suedisë, në bashkëpunim me Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – Ferizaj , po e sjellë punën e saj më pranë jush – së bashku me partnerë, biznese dhe organizata që i mbështesim në gjithë Kosovën.

Takimi me gjithë qytetarët e interesuar mbahet në sheshin kryesor të Ferizajt (përballë ndërtesës së Komunës) më 24 prill, ora 12:30–15:30 për një pasdite të hapur dhe informale ku mund të:

Takoni ekipin e ambasadës dhe të mësoni më shumë për punën e tyre

Zbuloni mundësitë për studim dhe punë në Suedi

Mësoni si Suedia mbështet bizneset dhe shoqërinë civile në Kosovë

Dëgjoni drejtpërdrejt nga partnerët e ambasadës si CNVP Foundation dhe FEGO Project Kosovo se si Suedia mbështet bizneset kosovare

Lidheni me partnerë, përfshirë Nordic Chamber of Commerce in Prishtina

Takoni kompani dhe organizata që përfitojnë nga mbështetja suedeze

Provoni vetë inovacionin e gjelbër suedez – bëni një test-drive me Volvo me partnerët e ambasadës nga Volvo Car Kosova

Nëse jeni kurioz për Suedinë, doni të krijoni lidhje të reja, apo thjesht jeni duke kaluar aty pranë – ju mirëpresim të premtën me 24 prill në sheshin kryesor të Ferizajt (përballë ndërtesës së Komunës) nga ora 12:30.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …