Brickos

Porosi urimi për 28 NËNTORIN, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar nga kryetari Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi shpërndau një porosi urimi për 28 NËNTORIN, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Bashkëkombës të nderuar, vëllezër dhe motra kudo që ndodheni; Ju uroj për festën tonë kombëtare, 28 NËNTORIN! Sot dhe përmot i kujtojmë gjithë ata breza shqiptarësh që me jetë, gjak dhe me veprën e tyre lartësuan flamurin tonë kuq e zi, mbajtën gjallë por edhe i dhanë kuptim të thellë përpjekjeve dhe luftërave ndër shekuj të popullit shqiptar për liri dhe bashkim. Sot, më shumë se kurrë ndihemi shqiptarë dhe sot, më shumë se kurrë ndihemi krenarë. Sot festojmë festën më të madhe kombëtare 28 Nëntorin, festojmë 28 Nëntorin e Kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, festojmë 28 Nëntorin e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, festojmë 28 Nëntorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit të parë të saj, heroit të kombit Adem Jasharit. Gëzuar shqiptarë, kudo që jeni, 28 nëntorin! Le të jetë kjo ditë një rikujtim për sakrificat e djeshme, të arriturat e sotshme dhe synimet tona për nesër! Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …