Gresë Jakup Krasniqi shpallë fejesën në Hagë, te Babai i saj

Gresë Jakup Krasniqi, ka shpallur fejesën te babai i saj,  Jakup Krasniqi,  i cili po mbahet qe dy vite padrejtësisht në paraburgim, në Hagë. Lidhur me ceremoninë e fejesës Gresa ka shkruar: E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtua që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë ditën që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!  E jotja, Gresa

Familjarë dhe miq, faleminderit për urimet! Gresa dhe Sadiku, ka shkruar Gresa në postimin e saj.

Stafi i radios Kosova e Lirë dhe i Televizionit Dielli i urojnë qiftit të ri fejesën me urimin që sa më parë të jetë në mesin e tyre Babi i Gresës, z. Jakup Krasniqi.

U trashëgofshi.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …