Ylli Mece

YLLI MEÇE: KUR DËRRCKAT E EVROPËS, MERREN, NUHATEN DHE VLERËSOHEN…. SI PARFUM

Nga urrejtja e madhe që kanë “rinor ballistët” e tipit Rama & Co, për ish regjimin e Enver Hoxhës, sikurse dhe për të fituar “kredo politike” para zuskës Evropë dhe dajo amerikanit në Vashington, Edi Rama në takimin e përbashkët midis dy Kuvendeve atij të Shqipërisë dhe të Kosovës, gjen rastin që dhe në “Ditën e flamurit” pra, atë të Shpalljes së Pavarësisë indirekt të anatemojë politikën e shtetit të Enver Hoxhës , lidhur me 40 firmëtarët e aktit madhor të më vetësisë shqiptare në ditën e ngritjes së Flamurit në Vlorë.  më 28 Nëntor 1912. Mbasi me të drejtë ai vlerëson këtë moment historik dhe aktin e këtyre 40 burrave, në të pastajmen gjen rastin dhe hedh helmin “duke u pikëlluar”…..për fatin e keq e tragjik të tyre që i ndoqi .

Po cili na qënkish ky fat kaq i tmerrshëm që hulumtuesi Ramë dhe sejmenët e tij nuk i përmendin por vetëm aludojnë ?

A e di Edi Rama se nga të 40 firmëtarët ( për vetë mosën që ata mbartnin mbi supet e tyre) pjesa më e madhe e tyre deri në datën e çlirimit më 29 Nëntor 1944 patën ndërruar jetë ?

Për cilët prej tyre e ka fjalën Rama, mos vallë për ata ballistë që pranuan flamurin tonë ta futnin midis sopatave të Liktorit ? Mos vallë e ka fjalën për ata ballistë të cilët në 14 prill te 1939 shkuan dhe kurorën e Skënderbeut t’ia dhuronin mbretit xhuxh të Italisë Viktor Emanuelit të tretë ?

Apo do të thotë se Enver Hoxha nuk diti të vlerësonte këto figura madhore të kombit?

Nuk u vlerësua “Babai i Kombit” Ismail  Qemali? Mos vallë nuk u vlerësua Luigj  Gurakuqi, Jani Minga

Nuk e di Rama se deri në ditën e çlirimit, Babë Dudë Karbunara, Dom Nikollë Kaçorri, Spiridon llo, apo Pandeli Cale, këta dhe të tjerë firmëtarë, të cilët janë dekoruar nga Kuvendi Popullor për veprimtari të shquar patriotike madje dhe sot shumë shkolla dhe rrugë mbajnë emrat e tyre nëpër qytetet tona e sidomos në atë qytete e zona ku ata kanë pasur të shtrirë veprimtarinë e tyre shoqërore e atdhetare ?!

Ku e ka hallin Rama, mos kërkon që të rreshtojë në altarin e nderit dhe M. Frashërin, kryeballistin me famë, si kolaboracionist me pushtuesit apo për ballistin tjetër Lef Nosin si anëtar i Regjencës, mos vallë për Mustafa Krujën sahan lëpirësin e dhe llustraxhiun e çizmeve italiane , mos vallë do që me këta indirekt të akuzojë periudhën e lavdishme të çlirimit dhe mbas tij deri ne vitet 90-të e sidomos regjimin e E. Hoxhës?

A e di Rama se në kohën e pushtimit fashist djalit të Jani Mingës i propozuan të behej anëtar i partisë naziste dhe ai nuk pranoi për bindjet e tij të larta dhe dinjitetin atdhetar, nuk e bëri sepse ai eci në rrugën atdhetare të babait të vet firmëtar?! Pse nuk bëri dhe Lef Nosi të njëjtën gjë, por bashkëpunoi me gjermanët ?!

A e di Rama se Ferit Vokopola dhe pse ishte pjesë e delegacionit që çuan kurorën e Skënderbeut në Romë dhe parakaluan para Duçes nuk e dënua nga regjimi. por pati një vdekje natyrale ? Ja pra zotnia Ramë, ju që nuk e njihni aspak historinë flisni dokrra dhe mjerë ata që dëgjojnë ty kur flet për historinë.

Në fakt Rama kap thjeshtë anën teknike dhe gjithë këtë ngjarje madhore nuk e analizon në frymën e atdhedashurisë që ka karakterizuar dhe karakterizon popullin tonë, por e përqendron problemin te 40 burrat sikur ata të na qenkëshin shpëtimtarët e vërtetë. Këtë ai e bën jo se di, por nga padituria e tij, ( ose nga ligësia shpirtërore dhe urrejtja ndaj sistemit socialist). Pra nuk e di se këtij akti kaq madhor që u firmos në Vlorë u patën paraprirë jo vetëm situata që karakterizohej nga gërryeja dhe rrënimi i Perandorisë turke, por dhe ngjarje të mëdha si ato të Lidhjes së Prizrenit, 1878, kryengritjet e Malësisë së veriut të Mehmet Shpendit( 1908-1911), Kongresi i Manastirit 1908, madje Shqipëria ishte e vonuar sepse vendet ballkanike kishin më shumë se 30 vite që e kishin fituar pavarësinë e tyre dhe shqiptarët nuk ishin më pak luftarakë se fqinjët?

Madje ta kuptosh ti piktori pa famë në shekuj shqiptari ka qenë luftëtar i pa epur për lirinë e tij.

Por thënia e juaj se gjoja fati tragjik na i paskish ndjekur këta firmëtarë, do të thotë se regjimi i Enver Hoxhës na i kish përndjekur të gjithë, ose nuk na paska qenë në gjendje t’i vlerësonte si duhet dhe tashmë na del një piktor i cili nuk pikturonte por shiste pikturat e vjedhura që t’i vlerësojë ata si duhet. Sigurisht dhe ti Edi Ramë i vlerëson, por nuk vlerëson heronjtë dhe atdhetarët e vërtetë por sahanlëpirësit e tyre dhe kjo nuk është e rastësishme për deri sa sëra e juaj dekoron Ahmet Zogun i cili braktisi atdhe dhe flamur, ju që dekoroni shërbëtorët e nazi – fashizmit, u që betoheni për flamur dhe për Mëmëdheun futni kokën si struci poshtë bythës së Evropës dhe nuk jini në gjendje që të bashkoni trojet, por prisni thërrime nga Amerika.

Ju nuk jini trima që të kishit shpallur menjëherë bashkimin e trojeve tona, jo vetëm kaq, por ju dhe komandantët luftëtarë të Kosovës i latë nën mëshirën e fatit të ndjekur nga akuzat e montuara të serbomëdhenjve teksa ti shprehesh i ngazëllyer se …me ”mikun tim Aleksandër mund të zhvilloj dhe ndeshje basketbolli”.

Luaj Rama.. luaj me Vuçiçin, por kujdes nga shovinizmi i tij, sepse dhe Ahmet Zogu ashtu si puna e jote e kishte mik Nikola Pashiçin dhe ka nënshkruar dhe marrëveshje me të që e vendoste Shqipërinë në kushte të dominimit serb në politikën zogiste.

Jua u them këto sepse ai Aleksandri, miku yt, jo vetëm se të ka lenë mbas portës së Ballkanit të hapur, por dhe aq hapur e ka deklaruar se ne kurrë nuk kemi për ta lëshuar Kosovën dhe kemi për tu rikthyer aty përsëri.

Si mendoni ju matrapazët e kombit të çdo partie, mos e pakët është kjo deklaratë e tij ?Këto a i kupton ti, apo mjafton të ngresh një dolli për flamurin teksa jini ju dhe gjithë ngjashmëria e juaj së bashku me atë plakun gungaç që të kërcënon çdo ditë e që ty prej tij të “shkojnë nga shtatë” nuk latë më nga llumi antishqiptar pa rehabilituar, teksa kini harruar martirët dhe dëshmorët e kombit tonë teksa kurrë nuk flisni dhe ta ngrini zërin sa të tundet e shkundet prej gjumi e gjithë bota se flamuri aktual i Kosovës nuk ka asnjë element shprehës të identitetit tonë kombëtar, ju e gjithë Shqipëria dhe e gjithë Kosova për këtë duhet të ngriheni në këmbë, apo i harrove vargjet e të parëve tanë ku thonë:

Tundu tundu or flamur/ Përmbi shkëmb e përmbi gur/ Bota hiq se nuk e dashkan / Ata hiq …e ne prapë vur ! Ja pra or Ramë aga, shteti do burra dhe jo karagjozë bythë lëvizur që tundin vithet salloneve të Evropës duke ju lutur asaj që të na futin në Evropë. Pse e pyesni Evropën kur ajo nuk jua u var aspak, madje Shqipërinë e përdor dhe ka për ta përdorur si pjesë kompromisi për pazaret e ndyra e të ngjashme me ato të 1913-tës apo 1915-tës ?!.

Shteti dhe Mëmëdheu do burra për flamurin e pavarur dhe jo në përvjetorë pavarësie të gatuani tortë me ngjyrë të kuqe për të sheqerosur shqiptarët sikur të ishin të babëzitur nga uria apo të gëzonin për ëmbëlsirë ashtu sikurse gënjeheshin fillimisht fiset indigjene të Amerikës me copëza pasqyrash nga Evropa !.

Çdo nismë e juaja për çështjen shqiptare është hipokrite është e ngelet e tillë për deri sa nuk kërkohet me ngulm bashkimi i trojeve tona. Ju këtë nuk e bëni dot, madje do të ishte jashtë çdo lloj imagjinate ta kërkonit këtë, sepse tashmë Shqipëria është një “ mini koloni” evropiane e varur e tëra politikisht nga Brukseli dhe ekonomikisht nga mielli i Serbisë nga magali ideja greke dhe nga “tangat” italiane.

Ja pse çdo festë e organizuar për Ditën e Flamurit është pjesë e maskaradës që fsheh të vërtetën se ne tashmë vetëm flamuri na ka ngelur si simbol sepse de facto Shqipëria e ka humbur një herë e përgjithmonë lirinë pavarësinë dhe identitetin e vet.

Duke jua u besuar atë të huajve, ombrellës evropiane. Dhe kur një vend i ka humbur të gjitha këto nuk është dhe kurrë s’ka për të qenë në gjendje të merret me padrejtësitë që i janë bërë e vazhdojnë t’i bëhen. Ndaj për ne shqiptaret që mbas vdekjes së legjendës Enver Hoxha, s’ ka më Shqipëri të lirë e sovrane. Ata burra që çuditën gjithë botën në Paris për çështjen kombëtarë duke deklaruar se …..” populli shqiptar nuk e ka dërguar këtu delegacionin e vet që të japë llogari, por tu kërkojë llogari të gjithë atyre që aq shumë dëme e tragjedi i kanë shkaktuar vendit tonë”… Kjo ishte Pavarësia e vërtetë. Por ai ishte trim e jo lapurak si ju, që dhe pordhët e Evropës i merrni i nuhasni e i vlerësoni si parfum!

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Ligjvënësit dhe pushtetarët e Kosovës po i shembin të gjitha vlerat çdo ditë – turp!

Thyerjet dhe përdhosjet e monumenteve të UÇK-së! Realisht, duhet të jetë shqiptar i shëmtuar ai …