Gresë Jakup Krasniqi, ka shpallur fejesën te babai i saj, Jakup Krasniqi i cili po mbahet qe dy vite padrejtësisht në paraburgim, në Hagë. Lidhur me ceremoninë e fejesës Gresa ka shkruar: E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtua që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë ditën që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi! E jotja, Gresa
Kontrolloni gjithashtu
PDK, LDK dhe AAK e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobëtën, në historinë e shtetit të Kosovës
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë …