Jens Stoltenberg: Rusia do të vazhdojë të sulmojë rrjetin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të sulmojë rrjetin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, atë të gazit dhe në infrastrukturat tjera që konsiderohen si shtyllat e funksionimit të një shteti. Duke folur para gazetarëve në Bukuresh para takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ai tha se veprimet e tilla të kryetarit  Vladimir Putin në sezonin e dimrit, janë përpjekje që dimrin ta shfrytëzojë si armë në Ukrainë. Kryetari ukrainas Vladimir Zelensky ka paralajmëruar bashkëkombësit që të përgatiten për një sërë sulmesh raketore në Ukrainë. E kemi kuptuar që terroristët po bëhen gati për sulme të reja,  shtoi Zelensky. NATO-ja është zotuar se do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën, duke i dërguar armë të kalibrit të ndryshëm për t’ju kundërvënë agresionit rus.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …