Eulex

Praninë e EULEXI-it në Kosovë e përkrahin disa mendje robër, gjithnjë në shërbim të të huajve

Edhe pse misioni i EULEX-it, në Kosovë nuk e njeh pavarësinë e vendit dhe bashkëpunon  ngushtë me Ministrisnë e Drejtësisë së Serbisë, edhe pse ky mision ka dënuar e ndëshkuar qindra luftëtarë të UÇK-së, dhe vetem tek-tuk ndonjë serb, edhepse është mision, i cili duke u bazuar në sondazhet ndërkombëtare  që nuk ka besimin as të 5 për qind të qytetarëve të Kosovës,  profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë se EULEX-i duhet të jetë në Kosovë edhe për pesë vjetët e ardhshëm, pse jo edhe përgjithmonë. Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai thotë se qëndrimi i EULEX-it është i domosdoshëm për shkak se vendi ynë, sipas rezonit të tij, ende nuk paska arritur të instalojë dhe ta mbrojë autonominë e organeve shtetërore. “Prania e EULEX-it në Kosovë është e domosdoshme dhe e dobishme për shkak se ende shteti ynë nuk i ka ndërtuar kapacitetet në kuadrin e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve, policisë dhe, njëherësh, ende nuk ka arritur ta instalojë dhe ta mbrojë autonominë e organeve shtetërore. Lufta ka reflektuar në sistemin tonë të drejtësisë në Kosovë, prandaj është dashur të punohet nga zeroja. Sipas këtij profesori del se ish-sistemi i Drejtësisë së “Kosovës e Metohisë” paska qenë krejt në rregull, por lufta e UÇK-së, që solli lirinë dhe pavarësinë e paska shkatërruar atë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …