Zyra për Informim e kryetarit Thaçi ka reaguar rreth planeve të paralajmëruara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për përbërjen e ekipit politik të Kosovës gjatë negociatave me Serbinë. Përmes një njoftimi, kjo zyre ka bërë të ditur se kryeministri në largim nuk është konsultuar me kryetarin si udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar për shkelje të “hierarkisë kushtetuese”. Për presidencën, “kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”. Rrjedhimisht, sipas saj, lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar “mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’
Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …