Presidenti i PE-së, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në BE

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ai është cituar të ketë deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent. Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka thënë gjithashtu se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim. Në secilin prej shteteve të Ballkani ende ka nevojë që të përmbushen reformat por edhe Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të njohë përparimin e këtyre shteteve në përmbushjen e reformave, ka porositur kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …