Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka emëruar diplomatin e karrierës, Jeffrey Hovenier për ambasador të ri në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka emëruar diplomatin e karrierës, Jeffrey Hovenier për ambasador të ri në Kosovë. Emërimi i tij është përshëndetur nga ambasadori aktual në vendin ton, Filip Kosnet.  Urime kolegut dhe mikut tim Jeffrey Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë, ka shkruar Kosnet. Ambasadori i ri, Jeff Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA’së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, e kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast, ai ishte shprehur: Familja ime dhe unë ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë gjithmonë do të jem një mik i Kosovës”, kishte thënë mes tjerash Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …