Princi Leka 2: Jemi shumë krenar që kemi një kryeministër që është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet, një atdhetar i vërtetë

Princi Leka 2: Jemi shumë krenar që kemi një kryeministër që është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet

Në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Princin Leka 2, ku është shprehur se “mbretëria shqiptare na bënë nderë në të gjitha dimensionet”. Princi Leka 2 pohoi se ndjehet shumë i nderuar që me vizitën e kryeministrit Haradinaj, i cili sipas tij është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet. “Ndjehem shumë mirë të pres kryeministrin e Kosovës z. Haradinaj pikërisht në vitin e Skënderbeut, në rezidencën e familjes mbretërore. Ne jemi shumë krenar që kemi një kryeministër që është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet. Një atdhetar i vërtetë që e do Kosovën. Pikërisht është duke punuar për çështjen kombëtare. E vlerësoj shumë vizitën tuaj kryeministër. Uroj ta keni sukses në detyrën tuaj, në shërbim të kombit shqiptar. Jam dhe do të mbetem gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe në mbështetjen tuaj”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …