Edhe pse gjatë këtij viti pati një rritje të eksporteve në Kosovë, prodhuesit vendorë po ankohen se nuk po arrijnë të realizojnë porositë në shtetet evropiane, sidomos në Gjermani dhe Zvicër, për shkak që Serbia ka vendosur barriera ndaj prodhuesve kosovarë për kalimin transit të mallrave në këto vende evropiane. Për këto barriera të vendosura nga autoritetet serbe, veçmas pas kërkesës së Kosovës për barazi në CEFTA, ku kosova prezantohet me fusnotë, ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë veprim reciprok, apo ndonjë reciprocitet, fjalë të cilën e ka eleminuar nga fjalori politik Albin Kurti me të vetët. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar ankimimet e saja për në Bruksel. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka kërkuar veprime të shpejta nga Qeveria e Kosovës për t’i zgjidhur barrierat e vendosura nga Serbia. Mulaj po ashtu kërkon prej qeverisë aktuale që të bëjë më shumë presion ndaj shtetit fqinjë, në këtë rast Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-së.

Prodhuesit vendorë nuk po i realizojnë porositë në shtetet evropiane, pasi Serbia ka vendosur pengesa pa reciprocitet

Edhe pse gjatë  këtij viti pati një rritje të eksporteve në Kosovë, prodhuesit vendorë po ankohen se nuk po arrijnë të realizojnë porositë në shtetet evropiane, sidomos në Gjermani dhe Zvicër, për shkak që Serbia ka vendosur barriera ndaj prodhuesve kosovarë për kalimin transit të mallrave në këto vende evropiane. Për këto barriera të vendosura nga autoritetet serbe, veçmas pas kërkesës së Kosovës për barazi në CEFTA, ku kosova prezantohet me fusnotë,  ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë veprim reciprok, apo ndonjë reciprocitet, fjalë të cilën e ka eleminuar  nga fjalori politik Albin Kurti me të vetët. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar ankimimet e saja për në Bruksel. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka kërkuar veprime të shpejta nga Qeveria e Kosovës për t’i zgjidhur barrierat e vendosura nga Serbia. Mulaj po ashtu kërkon prej qeverisë aktuale që të bëjë më shumë presion ndaj shtetit fqinjë, në këtë rast Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …