Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Dy dimensione politike të Hashim Thaçit pa faktorin e tretë

Në kohën e fundit, me të madhe, propaganda serbo-ruse po thirret në Rezolutën 1244 të KS OKB-ës. Ajo Rezolutë me asnjë germë, askund nuk e përmend Serbinë, por një shtet inekzistent, jeta e të cilit ka marrë fund më 2006, kur është shkëputur Mali i Zi. E njëjta filozofi politike vlen për faktin, se Serbia përmes OKB e ka paditur Republikën e Kosovës në GJND, dhe aty e ka marrë autogol- e ka humbur për gjithmonë. Atëherë me çfar autorizimesh Hashim Thaçi negocion me Serbinë gati qe tri vite. Përgjegjësia penale në këtë rast nuk do koment, sado që në kohën e fundit po defetishizohet pazari. Lidhur me këtë që u tha më lartë, në saje të politikës autokrate, në vend që Kosova ta forconte sovranitetin dhe miqësinë me SHBA dhe BE-n, me entuziazmin e  politikanëve dy dimensionale është sjellë ardhmëria e shtetit Kosovës buzë hapit të parë, që u nënshkrua në Rambuje, që Serbia ka sovranitet të plotë mbi këtë vend të përgjakur, nga robëria serbiane.

E vërtetë është se nënshkrimi në Rambuje u myk me diskriminim  neokolonial në Vjenë. Dhe, pse mos ta themi se as Serbia+Rusia nuk nënshkruan, as në Rambuje e as në Vjenë. E tash kërkojnë llogari, sepse paria e Kosovës është duke u siellur me “faj”, sikur të ishte Serbi. Së këndjemi, Rusia vet është përjashtuar nga “loja”. Pasoi një pazar shtesë për ta joshur Serbinë të drejtohet kah Perëndimi kah Brukseli, ku pati një nënshkrim nga Kosova dhe një nga Serbia, në prill 2013 (Thaçi-Daçiq). Nga kjo pala e Kosovës filloi të krekoset se është në: “maje të sukseseve diplomatike”. Në të tri tubimet nënshkrimi i Hashim Thaçit është evident. Në këtë nye këtij “axhamie” ju rrit mendja, pikërisht me fajin tonë, sepse kemi ndejtë anash dhe tani nuk ka “fuqi që e ndalë”, sepse ka krijuar hapësirë kudo.

Shumë shpejtë, (më  25 gusht 2015) u vërtetua se Hashim Thaçi në Bruksel më 2013 e kishte shkelur 23 herë Kushtetutën, duke e federalizuar Kosovën, për ta konfederalizuar pastaj Isa Mustafa (2015). Kjo politikë në dy dimenzione (lartësi dhe gjatësi), shumë shpejtë e humbi hapin sepse mendonte se me vendimin e drejtë të GJND (2010), çdo pozicion jo i sovranitetit Kosovës, sepse për te as që është menduar, por është shterrë çdo energji vetpromovimi dhe promovimi në stilin: Unë jam Xhorxh Vashingtoni, dhe pas meje çdo gjë le të mbarojë, sepse nuk i përngjaj  Vasahingtonit e as Gjergjit të Krujës- Kastriotit,por diçka më tepër. Ishte ky synim mbretëror që të mbetet një elitë politike në rreth të thatë, sa më gjatë në funksione dhe dimenzioni i saj I tëri ishte lartësia-gjatësia në funksione.

Çdo gjë bëhej që pushtetin e kësaj kaste mizantrope mos ta përfshijë gjërësia-ekipet profesionale, sepse dimensioni i tretë, do të thotë në politikë të futet si forcë e pamposhtur në veprim: dituria dhe pervoja, serioziteti dhe vendosmeria, për të siguruar miqë të rinjë, ose të paktën për të mbetur sovran me ata që i kishim, e i kishim ma të diturit, ma të fuqishmit dhe ma të vendosurit në botë, gjithnjë në favor të luftës së drejtë, për ta nxierr një popull nga robëria në çlirim. Tash kush po tërhejk prapa po dihet. Ndoshta pa vetdie (!), por bashkpuntorët e Hashim Thaçit duhet të marrin mësim nga fati I drejtuesëve politik shqiptar gjatë viteve 1945-1999. Mëso se edhe ty (juve) të (ju) gjen i njejti fat. Historia është e pamëshirshme. Jeta dhe vdekja shkojnë paralel dhe kurrë nuk munden të vejnë pushtet të përjetëshem mbi  njera tjetrën. Koha është e përjetëshme.Koha sipas meje, nuk ka fillim e as mbarim, si ZOTI. Bile në KURAN, ZOTI betohet në kohën, e ju politikanë analfabet, po mendoni se prej juve fillon historia dhe koha për juve kurrë nuk vdes. Unë po e shohë me sy se keni filluar të merrni ves.

Nuk gabuam në hapa, gjatë gjithë shekullit XX,sepse ma në fund e pamundshmja u bë e mundshme, por prej që shkruhet historia iliro-arbanaso- shqiptare, shqiptarizma kurrë nuk ka pasë një dobi me karkater afatgjatë nga politikanët e kësaj kaste profiteer,benevalente ndaj hajnisë. Lidhur me këtë, Presidneti i gjithëfuqishëm me munges të DIMENZIONIT TË TRETË-gjerësisë në veprim. për të punuar me ekipe, tani kur u mbështet për muri ftoi “miletin”, ejani ta themelojmë ekipin negociator të cilit mbi 80% të materialit nuk ia le në dispozicion ende. Tani në shiqimin pesimist, po thuej se çdo gjë është vënë në diskutim, ose buzë dyshimit, për të luajtur Putini dhe putinët e Serbisë me fatin tone sërish, duke u kërcnuar se: Çështja e Kosovës duhet të kthehet në KS OKB, për ta thenë veton e saj Rusia.

Po, po mbushën qe 50 vjet që hulumtoj dhe  po shkruaj për politikën serbiane

Dhe po e them se nuk shoh se politika serbiane as një milimetër hap nuk e lëvizë pa konsultime sikurse gjatë shekujve XVIII-XX me kishën, nëntokën e mafinë pansllaviste të shkollës Danillevskit, i cili qysh në vitin e largët e hudhi idenë e Naçertanisë. Po ku e di Hashim Thaçi çka është Naçertania, Depërtimi në det 1881-2021, si nuk e dinë shumë të tjerë, se po të ishte vetëm një, shumë lehtë Kosova do ta kalonte “gripin sezonal”. Kjo do të thot se politika strategjike e Shtetit të njomë që quhet Kosovë, është menduar, folur dhe e vrpruar nepër Glob për dhe kundër saj, nepër koluare të ngushte, me moton: “sa fitoj dhe sa kohë jam në funksion”.

Duke e vrejtë mafia serbiane tredimenzionale, e ndihmuar atavisht nga Rusia, me qetësi u vu në qarkullim “artileria” me shtatë plotune më 2011: Së pari Hashimi i goditi pa vetëdie koncpetet e UÇK-ës për luftën e drejtë, duke e vu para kullës dhe çekanit duke e pranuar Gjykatën Speciale raciste, me çka Rusia, Serbia dhe ata që frikësohen modelit duan ta DEFATORIZOJNË luftën e drejtë të UÇK-ës. Në luftë kundër defaktorizimit të UÇK-ës ia vlen edhe me vdekë, më pati thenë Bac Adem Demaçi më 2012. Kjo Gjykatë ka lindë si kunder peshë për faktin se prokurori F. Barambieri (Peruan) erdhi deri te fakti se në Srebernicë ka pasë gjenocid. Tani tërë diplomacia ruso- serbe u vu në lëvizje dhe inskenoi “shtëpinë e verdhë shqiptare, ku “traspalnitimet” bëhet buzë torishtës bagëtive”. Kjo thikë pas shpine Kosovës dhe UÇK-ës u bë që të ktheht vëmendja kah Kosova dhe të amortizohet tragjedia në Srebernicë, të mednoi dikush se ja edhe ndaj Serbianëve ‘janë bërë krime”. Madje, dy prokuror të gjukatës Hashimit dihet se dhanë dorëheqje se nuk ka prova; Së dyti, Hashimi ua filloi bisedimeve në stilin illegal benvental ndaj kriminelëve Serbian të cilëve ngusht iu duk Kosova, por bartën kufoma shqiptare deri në Beograd, amdje vranë edhe kolonistë nga Lika për me ua mveshë shqiptarëve, ku ma së shumti kishte ivestuar A. Sorosi dhe çarqet masone kishtare ruso- serbiane. Me gjithë këtë, një fakt më gëzoi, se V. Putini me 17 janar 2019, e vizitoi vetëm një manastir, pra jo ndonjë punishë ekonimike, dhe nga manastiri provoi ta modernizojë ushtrinë vrastare serbiane me vrastarët e regjur Daçiq-Vuçiq. Me këtë duhet kuptohet, se politika dy diemnzioanle ruso- serbe, është e kalibirit shekullit XIX-të, e imponuar edhe nga Frederika e Italisë “pa bakshish dhe lakejtë e saj, me (pa fajde) rentë moderene që ia kaon fajdes”.

Faktori i tretë, që e ngriti Presidentin Hashim Thaçi deri në stratosferë politike, është se popullin duhet konsideruar se ha bar, se Lugina e Prrshevës do të anksohet nga Kosova, dhe nuk përmendet asnjë kusur i pazarit të “shekullit”. Po, asgjë populli që dëshiron për të dëgjuar vetëm atë që është “havadyz”, e nuk logjikon dhe nuk lexon fare se çka ka nën sofër, ma në fund do të paguaj haraç. Më kujtohet se çfarë lufte patën bërë Hashim Thaçi dhe Edi Rama, për t` i dërguar eshrat e ISA BOLETINIT në Vlorë. Nuk u doli falli, por tash nuk po le guri pa lëvizë, që Boletini i ISËS të mbetet Jerusalem, që duhet kërkuar vizë për ta vizituar, pra me e lënë “andej kufirit”.

I mjeri Isa pati then ai shaljani, që nuk e njihte Flamurin Kombëtar, por e adhuronte vetëm atë të Karagjorgjit, të cilit ia pati hijeshuar dasmën duke u pri shkieve nga Beogradi e deri në Rumuni në dasëm të Aleksandrit!

Hashimi pra me Edinin janë buzë vënies në pazar të pazarit krushkut me njëqindë desh e me molla në maje të brienave, nëse Aleksandri martohet edhe një herë. Hej shqiptarë, kur Hasan PRISHTINA, Bajram Curri dhe ISA Boletini i hapin Serbisë imperialiste front më 1915/6 në vijen:Tropojë. Prizren-Tetovë-Dibër, 35000 shqiptarë nuk futën në këtë front kombëtar për çlirimin e Kosovës, por shkojnë në luftën e Çanakalas 6 prill-26 gusht 1915 dhe ia zbardhin fytyrën Kemali Ataturkut, se turq kishte pak! Vijmë më afër. Nja 4-5000 shqiptarë luftuan në Kroaci, e ata kur patëm neve nevojë nuk erdhi asnjë, se Papa Pali i nderuar, i kishte për hasret. E sot shteti i Vatikanit na ka pranuar(!) dhe është rrezik të na pranojë edhe Spanja, Rumania dhe Irani. Vaj halli për neve, nëse nuk bëhemi protestant. Madje dy here kroatët e Tuxhamnit na e ndalën edhe armatimim që e patëm blerë, me markat tona. Populli me mendje të hollë, duhet ma në fund ta kuptojë se çka është dhe ku shpje pazari Hashim Thaçi-Aleksander Vuçiq, sepe çështja e Kosovës “paska mbetur në gjysmë të rrugës” në Rambuje, Vjenë dhe Bruksel?.

Pazari i pestë i Hashim Thaçit është pikërisht ai i ofenzivës së A Vuçiqit për “çështje të dhimbshme”, duke ia kundervu këtij tregu ftesat për çdo ditë, të nja 100 luftetarëve të lirisë, të cilët do të gjindet në lavën e ujqëve të Gjykatës Speciale, dhe ma gjerë, deri sa t` i bëjnë rrush e kumbulla nja 450 milion evro, që ashiqare sherbejnë si mjegull deri sa të kryeht presioni psikologjik i pazarit për korrigjim të kufijëve, deri sa Kosova të kthehet e parnaur vetëm nga “Republika e Melkizedekut” e presidentit historik. Hajd bab hajt. E mjera Kosova o Adem Demaçi; O Adem JASHARI-Legjendrai, ua kanë qitë Repubikën sallahanët dhe shkallabanat në pazar, in inicio. Por, një aksiometri shkencore më gëzon, se  pazari i gjashtë i Hashim Thaçit është “mjegull pa lagështi”. Çka do të thot kjo? Kjo do të thot se nuk mbillet Kosova me tri kokrra miser të mykët: Batoni, Edi dhe Hashimi. Kur t` I shtohet kësaj trinie Vuçiqi, Mogerini dhe A.Sorrosi (I riu), atëherë kuptohet se hirra nuk bëhet kos kurrë. Ka nxënës të Adem Demës ky vend ende. Kurrë mos u frigoni prej meje! Por të vërtetën ua them pa ekivoke, madje në mes rreshtave, se jeni duke e mbivlerësuar diturinë dhe përvojen, të cilën e keni përzier me pozitën politike triumfale. Këtu dikush do të merr në thua shumë keq me këto siellje despotike dhe kërcnuese. Ne si komb I rraskapitur në robëri,SHBA-t duhet t`i gëzojmë me dituri, me sinçeritet, me argumente dhe vendosmëri, jo me tinzari edhe nëse t`i rrahin krahët, e kanë për me të mbatë deri ku të mbrrin jargani I shtrirëjes në seriozitet.

Pazari i shtatë është se do të kemi mundësi për bashkim kombëtar sipas neopolitikanëve, me një të prekur pulle në Moskë dhe Beograd, pra jo në Vashington, Bruksel, Prishtinë,Shkup (Tetovë) dhe Tiranë. Sa madhështi, sa intelegjent janë këta të shkollës superiore të një mësuesi historie që nuk di as bishti I furkës ku vnohet, sepse arsimtarët i ka pasë “intelektual që për 45 vjet e kanë shkruar nga një punim për rrugën e Magelanit në Arktik”.

Pazari i tetë i Hashim Thaçit është ma i komplikuari, se duhet të arratiset ma në fund si Gruevski dhe ku dihet. Nuk do të shkojë në Slloveni, por në Anadolli sepse atje janë nja 25 milionë Arnaut që ende nuk e kanë asnjë shkollë shqip. E vërteta, sllovenët dhe turqit me udbashët shqiptarë, Kosovën e pate qitë në pazar para Lubiqiqit me një çesim, dhe për çdo javë, udbashët na ftonin në bisedia informative.Ato dosje nëse nuk janë në Kosovë, me siguri janë në Lublan. Bile, ata me të ftuar të dielve në bisedë diferencuese dihej se duhet të sherohesh nga dajaku i tyre, tërë jetën. Mos të largohemi, se në këtë pazar hyn edhe afera e Gylenistëve dhe kopallat e Melkizedekut, duke dërguar informata në Hagë që I ngjan fabulës se si tradhtoi Nastradin Hoxha Pjetrin e madh të Rusisë.

Pse nuk mësuam çka psuam nga caktimi i “demarkacionit” (shiqo në E.U: delimitim,demarkim dekorrektim, çka janë dhe si realizohen) me Malin e Zi. Komisioni, të cilit i prinë tash Prof dr Shpejtim Bulliqi, para nja dhetë ditëve ma dhuroi një ekzamplar të RAPORTIT në shqip dhe anglisht. E lexova dy herë me kujdes sikur të isha në një arkivë shumë të pasur me fakte. Sidomos i gjurmova faktet që janë dokumenti më valid në këto situata dhe mbeta i fascionuar me “argumentet” e Komisonit vejtër, që ka bazë katstrale benevente dhe atrofite e herë insufinete. Faktet argumentuese të Komisonit shtetëror të ri, sipas këtij dokumenti që sigurisht do të vijë dita, kur do të procedohet në Parlament, dikush duhet të shkojë në përgjegjësi politike. Por, më gëzoi fakti se ende kanë mbetur dokumente tjera nga: “Fletoret Zyrtare” dhe komisonet shtetërore të Serbisë, Malit Zi dhe të Kosovës dikurshme, e që dikush nëse nuk respektohen, duhet të shkojë në përgjegjësi juridike penale, ku tani për tani hyjnë: Hashim Thaçi, Isa Mustafa- Enver Hoxhaj, Hivzi Islami, Murat Meha, Sylë Ukshini… të gjithë për interpretim të gabuar të metodave dhe mosdituri në profesionin e besuar shtetëror. Pas shqyrtimit në Parlamentin e Kosovës, besoi se prokuroi kompetent, do të ketë punë: kush ia dhuroi Malit Zi pikat strategjike: Çakorin dhe Kullën me 8000 e sa hektarë tokë Kosove.

E nëse ndodhë ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbia, ata që po duan me e trashë pazarin e vjetër nga Debelldeja, nga Kulla e Çakori, sigurisht se do të dekorohen me çmimin Nobel, por do të tregojnë histori “krenare” sikurse kur kanë folur hardhuca dhe elefanti, madje paskan folur shqip.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë …