Prof. Dr. Hakif BAJRAMI: Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë Etnike II

Dr. Hakif Bajrami: SI SHPËTOI NJË PJESË E TOKAVE SHQIPTARE  ME SHPALLJEN E PAVARËSISË

VEPRIMTARIA POLITIKO DIPLOMATIKE E QEVERISË  PËRKOHSHME TË VLORËS I VËNË FUQITË EVROPIANE PARA AKTIT TË KRYER

PSE në çdo etapë historike më vështirë është për t` i bërë  politikanët shqiptarë bashk, se sa për t` u çliruar prej okupatorëve.

SE jemi populli më i prapambetur ekonomikishtë në Evropë, e di.

Ismail Qemali nga Mbledhja e Taksimit e tutje u bë emblema e Rilindasëve që realizoi një ëndërr dhe një luftë poltiko diplomatike të tyre.

Qeveria e Përkohshme e Vlorës u formua në kushte dhe rrethana të vështira për kombin shqiptar. E verteta, pavarësia ishte e planifikuar të shpallet në Shkup ose në Manastir, pas kryengritjeve të përgjithshme popullore të shqiptarëve që filluan së pari në Kulinë në veri të Prishtinës në mars-prill 1912 dhe u përhap pastaj në të gjithë trevat shqiptare në forma të ndryshme.

Amblema e Rilindasëve u shpall pra jo në vendin dhe kohën e duhur, por e vendosur në momentin e fundit dhe në vendin e mundëshm. Ajo një pjesë të kombit e beri me pavarësi, një pjesë e la në SHPRESË jo me fajin e vet por me diktatin e Fuqive Evropiane dhe tradhtinë e qarqeve të Perandorisë Osmane, plus me pjesëmarrjen e disa mija forcave shqiptare në luftë në anën e Malit të ZI (të kral Nikollës), tradhti kjo që nuk ngjau në atë formë dhe masë në Vilajetin e Kosovës.

Dihet se në fillim të gushtit ishte çliruar i tërë Vilajeti i Kosovës dhe çlirimtarët do t’ ia mësyjnë Manastirit. Por pikerisht katër ditë pasi që u çlirua Shkupi aty do të arrijnë TRE (3) përfaqsues të Fuqive evropine (një austriak, një rus dhe një francez). Ata do ti drejtohen Hasan Prishtinës me kërcnim: çfardo rezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Osmane nuk ka*. Lidhur me këtë, Hasan Prishtina me lot ne sy në prani të Shtabit të Kryengritjes do të urdhërojë demobilizimin e përgjithshem. N` anën tjeter do të përpiqet përmes Isa Boletinit dhe Bajram Doklanit të bëjë një manovër , të drejtojë ca forca elite kah Manastiri duke deklaruar, kinse po tentojmë të shkojnë për Selanik, për ta çlirur një sulltan në burgun e atjeshëm. Por kjo manover do të pengohet prej delegatit rus dhe kombi do të mbetet aty për aty i TRADHTUAR nga Fuqitë evropiane.

Në këto rrethana paria politike shqiptare nuk e dinte se pikërisht në këtë kohë ishin pajtuar Serbia dhe Bullgaria (13 mars 1912), më 29 maj kishin lidhë Aleancë Greqia dhe Bullgaria, më 11 korrik 1912 do të përpilohet nga Qeveria serbe Plani i punës me shqiptarë, më 27 shtator do të lidhin aleancë Serbia dhe Mali i Zi dhe kështu do të Krijohet Aleanca Ballkanike, që ishte një kryqzatë antishqiptare.

Fronti kryesor ishte në vijen e kufirit Përpellac-Merdar

Para se të fillonte Lufta Ballkanike, komandanti serb nga Perpellaci (komandant i Ushtrisë III-të do të u drejtoi Shqiptarëve një Proklaqmatë me qëllim që të i tradhtoi. Ajo proklamatë mbante titullin *Tona fiseve në Shipni, Or Vllazni. Përmbajtja e saj është plotë  hipokrizi dhe shprehje të dykuptimshmerisë. Shqiptarët e dinin këtë qëlllim të oficerëve serb, por gjuajtja me top dhe diegjet masive të fshatrave dhe qyteteve, vrasjet në masë të civilëve e vertetun dyshim shqiptar. Jo vetëm kaq, së hspejti oficerët serb filluaan të kërkojnë që shqiptarët ta ndrrojnë fenë. Këto tragjedi i vertetojnë korespodentët e shumtë evropian. Por Kombi shqiptar, para fuqive Evropiane ishte vendos që të denohet sikurse osmanlia. Lidhur me këtë, Qveria serbe tërë parinë shqiptare në fillim të nëntorit do ta izoloi në Beograd dhe atje do ta mbaj deri sa të mbaroi Konferenca e Londrës e cila filloi më 17 dhjetor 1912. Ajo Konferencë do ta pranoi një Shqipëri sipas diktatit të Fuqive evropiane por nën sovranitetin e Sulltanit. Në këto qaste kritike  për kombin qendron madhështia e Isamil Qemalit dhe shokëve të tij.

Në bazë të dokumenteve austriake vetëm në Austro-Hungari ushtronin 612 oficerë serb e malazez për të komanduar me shfarosjen e shqiptarëve nën mjegullen se po  e luftojmë Perandorinë Osmane. Të nxitur nga diplomacia e Fuqive të Evropës, Mali i Zi do ti shpallë luftë Perandorisë Osamne më 8 tetor 1912.

 

Kuvendi te Dushku i Fushës

Ma ngadale o ujku plak

Se ta laj trupin me xhak

Se edhe baba i pat çendisë

Krahrorin Osmanlisë.

Popullore

 Më 9 tetor shqiptarët do të tubohen ne vendin e quajtur Dushku i Fushës nja tri kilomatra në jug të Merdarit. Në atë vend shqiptarët e Llapit, Gallapit, Përmalinës dhe një pjesë nga Drenica do tçë betohen se nuk  dorzohenn pa bërë luftë të drejtë para askujtë. Aty ishte e tërë paria dhe kreshnikët, si i quanin ata që ishin të armatosur në mosh deri në 45 vjeq.  Aty do të kërkojnë hapjen e depove të armatimit nga Valiu i Vilajetit dhe myftiu i Prishtinës që kishin ardhë për tu takar me mbrojtësit e kufirit. Sipas të dhënave arkivore te Dushku i Fushës ishin tubuar afro 15 000 shqiptar. Në ball të tyre ishte Bajram Qaushi nga Dumnica, për ndryshe komandant Karakolli në vijen Perpellac-Merdar. Po aty ishin edhe Nur Shatri dhe Nezir Xhakja, që të dy oficerë që kishin sherbyer në ushtrinë turke nga dymbdhjetë vjet. Ata do t i drejtohen valiut dhe Xhefer Beut që të i urdhërojë oficerët turq të hapin mgazinat e armatimit. Por valiu duke mos zbritë fare nga ati do tu përgjigjet:RENDITUNI DHE BENE NJË DUA SE ËSHTË KOHA E DREKËS. Depotë nuk hapen se ato armë do të kthen kunder Padishahut. Nuk ju besojmë. Ne me Serbinë nuk jemi në luftë, me juve po. Luftetarët do të kundershtojnë, por valiu me kamgji do të bie Bajram Qaushit, e lakon atin dhe do të drejtohet kah Merqezi. Në atë çast Nur Shatri ua kthen pushken, por imami i xhamisë Dumnicës i del përpara duke i thënë: janë në besen time.

Fjalimi i Bajram Qaushit te Dushku i Fushës

Bajram Qaushi hypur në at i ndihmuan ushtarët e tij dhe u ngitë mbi shalë të atit. Afër tij ishte Bahtir Talla i Letancit një burr bujar dhe shumë i nderuar, Haxhi Xhemajl Agushi, Hys Popova shumica e Ylemave në mesin e tyre një hoxhë autoritet nga Braina etj. Aty filloi ta mbajë një fjalim emocionues duke deshiruar ta mobilizoi popullin për ,mbrojteje nga sulemt e Serbisë. Në fjalimin e shkurtër ai do të thot prerazi se Krali i Serbisë me krajët tjerë duan të na e bëjnë varrin sikurse na banë në Toplicë. Më mirë asht me e ba deken në sitikame se sa me të diegë serbi për së gjalli nepër shpia ose nepër rrugë duke u arratisë pa asnjë faj.

Pas dhjetë ditësh shqiptarët me atë pakëz armatim do të bëjnë një luftë heroike në Merdar, por do të munden pas dy ditësh qendrimi, sepse u mungoi armatimi. Dhe pastaj ushtria serbe marshoi drejt Prishtinës dhe viseve tjera shqiptare deri në bregdet. Oficerët turq kudo ( disa përjashtime të vogla) tradhtuan. Bullgaria dhe Greqia do ti shpallin luftë Perandorisë Osmane më 17 teor.

 Ndersa, Serbia me 18 tetor 1912 do të hasë në një mbrojtje të fortë në vijen e frontit Përëellac-Merdar. Ajo luftë zgjati tri- katër ditë, deri sa shqiptarët kishin municion e pastaj divizionet serbe marrshuan drejtë jugut pa asnjë rrezistencë sepse populli nuk kishte armatim. Vendin (një kilometër në jug-lindje të Merdarit-HB) ku ushtria e kralit Pjetër Karagjorgjeviq me shtatë mijë oficer overopian shkruan Arqibad Rahs ( një specialistë Zvicran që shkroi në detale për masakrat serbe ndaj shqiptarëçve; që ishte në filllim një serbofil, por kur e vrejti se si sillen në luftë dhe pas saj filloi të shkruaj edhe pse ishte dhëndër i tyre me objektivitet, psoi katastrofë serbët ende e quajnë PREVAR (tradhti) se kinse shqiptarët i kanë tradhtuar. Nuk ishte fjala te tradhtia por te betimi për t` i mbrojtë trojet etnike. Dosjen e Arçibad Rajhsit, autori ka pas rastin ta zbuloi në AVIIB më 1977 rastësisht, në një fond të cilin serbët e kishin maskuar. Aty ruhen të përshkruara masakrat, planet dhe urdhërat  e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, të përshkruara jo vetëm nga ky korespodent i luftës në cilsinë e gazetarit dhe historianit. Arqibad Rahjs më 1928 doli hapur me një letër objektive të cilën sllovenët e botuan më 1984, kur u botua në Lublan monografia ALBANCI nga historianët shqiptar dhe slloven.Po atëherë u objektivizua edhe Libri i Leon Frindlligut, Golgota Shqiptare, Wvjenë 1913 si dhe shkrimet e Lav Trockit mbi mizoritë serbe në Vijaetin e Kosovës më 1912 dhe 1913 në përgjithësi.

Edhe një fakt duhet theksuar kur i shqyrtojmë rrethanat në të cilat u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Paria politike shqiptare nuk e kishte në dijeni se Fuqitë evropiane ishin të ndara në dy taborrre kundershtare. Çka thoshte Roma, Vjena dhe Berlini nuk pajtoheshin Peterburgu, Parisi dhe Londra. Por kur ishte në pyetje Perandoria Osmane këto fuqi çështjen shqiptare e identifikonin me Perandorinë Osmane, përkatësishtë me çështjen religjioze, prandaj Lufta ballkanike ka qenë imperialiste, luftë jo e drejtë sepse u zhvilllua kryesisht (afro 84%) për ti coptuar trevat etnike shqiptare dhe për të i knaqë orientimet ruse dhe frenge, për tu shtri pansllavizmi  deri në Detin Adriatik, duke penguar kështu depertimin e kapitalit gjerman në Lindjen e aferme dhe mëtej në Azinë e Mesme dhe të largët.

Paria politike shqiptare në Stamboll dhe nepër qendrat e vilajeteve do të veprojë pa pushim për të armatosë populli. Bëri  të pamunduren. Hasan Prishtina me disa bashkëpunëtorë, tri herë erdhi nga Shkupi në Prishtinë dhe Mitrovicë për të bërë bisedime me Mazhar dhe Xhafer Beun me një kërkesë: Të hapen depotë e armatimit dhe të mbrohet vatani nga sulmet serbe (Serbia i kishte qitë TRI aramata- Të parën me 126000 ushtarë;Ushtria e Ibrit me 24000 ushtarë;Ushtria e Javorit me 11800 ushtarë. Viseve shqiptare ua kishin mësy edhe ushtrit e Malit të Zi dhe Greqisë. Sipas një analize në AVIIB. P. ¾ në viset etnike shqiptare ishin stacionuar për okupim ( sepse Lufta ballkanike zgjati afro 12-14 ditë-HB). Kishte filluar prej tyre granatimi i fshatrave por edhe diegja në masë për ta frgësuar popullin që të arratiset dhe nëvatrat e tyre të sillen kolonistë. Jo vetëm kaq me të shpejtë filloi konvertimi (nrrimi i fesë me detyrim, sidomos në zonën okupuse të Malit të Zi). Vetëm në Vilajetin e Kosovës ishin stacionuar 160000 ushtarë serb, po kishte edhe oficerë nga Fuqitë Evropiane.

 Armatën e  Dytë serbe me 60 mijë, dhe e  Treta më 64000 ushtarë me shtab në Kushumli e kishin udhëzuar vetëm të gjuaj me topa dhe të djeg shtëpia. Përfaqësuesit e pushtetit osman ( ushtarakët që komandonin Itijatët, Redifët dhe Ilavët) nuk u pajtuan të i hapin mgazinat e armatimit. Ato i shfrytzoi pastaj Serbia për plojë mbi shqiptarë. Një delegacion në krye me patriotin Ismail Qemalin u drejtua tash në rrethana të reja nga Stambolli për në Evropë. Por edhe pse u pajtua me te ndihma ishte fare minimale sepse në atë kohë ushtritë serbe ishin në Elbasan dhe Tiranë dhe po përgatiteshin për tu stacionuar në Durës, Ushtritë greke kishin bërë okupimin e tërë të Shqipërisë Jugore, kurse ushtritë malazeze kishin okupar vise të Shqipërisë Veriore. Vilajetet shqiptare ishin shndërruar në gërmadha. Mjafton të lexohet shtypi i kohës por edhe dokumentet flasin për një gjenocid të paparë. Ja një: Më 7 tetor 1912 në tregun e Prishtinës me NJË lirë ari bleheshin 82 FESA, kurse më 7 nëntor 1912 një fes kushtonte 82 lira ari, përkatësisht një fes një njeri sepse ushtria serbe kë e gjente me plis e pushkatonte aty për aty. Kjo do të thotë se Lufta Ballkanike ka qenë luftë antishqiptare e jo antiturke si thuhet pas vitit 1908 në historiografi.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike dhe dobësitë e  Qeverisë përkohshme të Vlorës

Shpallja e pavarësisë dhe formimi i qeverisë përkohëshme nuk u zgjodhen në kohën dhe vendin e duhur, por u zgjodhen dhe u formuar në momentin e fundit dhe në vendin e mundshëm. Në Vlorë u konstituua Kuvendi (Paralamenti i përfaqësuar nga të gjitha Vilajetet, kazatë e vilajeteve, u zgjodh kryetari (Vehbi Ali Dibra) dhe nënkryetari i Kuvendit. U zgjodhen proçesmbajtësit (tre proçesmbajtës që shkruanin shqip dhe turqisht sepse disa përfaqsues nuk e dinin drejtshkrimin shqip fare-HB). Ismail Qmeli bëri gabim kur propozoi një qeveri vetëm prej peronaliteteve shqiptare të rreligjionit musliman, duke menduar se do ta pranoi Sulltani. Por ky propozim u kritikua dhe Kryetari pastaj propozoi qeveri më të kompletuar, por prap pa përfaqsim të denjë profesional dhe nga çdo vilajet kombëtar. U zgjodh Qeveria e përkohëshme me tetë ministri , u zgjodh Pleqësia me 18 antarë dhe Delegacionin që do ta përfaqsojë Shqipërinë në Konferencën e Londrës prej tre antarësh.

Përfaquesit shqiptar në Londër  nuk arritën të prezentojnë fakte sidomos për ato troje shqiptare që kishte okupuar Serbia, sepse nuk e njihnin historinë e kombit. Prandaj raportit të 2 janarit u detyruan të i shtojnë një raport më të detajizuar më 25 janar 1913. Por atëherë çdo gjë ishte e vonë sepse raportet e Serbisë dhe Greqisë ishin aprovouar në tërësi e që ishin të fabrikuara por me fjali bindëse për kufijtë strategjik. Jo vetëm kaq, Pashiqi kërkonte nga Londra që oficerët serb nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra të dergojnë kerkesa (telegrame) që kinse popullsia e këtyre kazave deshiron të mbetet me Serbibë sepse në familje flasin serbisht dhe ndihen si serb. Këto rrena Fuqitë evropiane i pranuan pa asnjë verifikim. Lidhur me këtë edhe shkuaraja e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në Romë, Wjenë, Berlin Paris dhe Londër në fund të marsit 1913 nuk përmirsoi asgjë në të drejtën sovrane të Shqiptarëve për të jetuar në një shtet etnik. Edhe Stambolli në anën tjetër me disa veprime (rasti i Beqir Grebenes) bëri që Fuqitë evropiane të marrin qendime edhe më tragjike, ta deyrojnë Ismail Qemalin të abdikoi në dobi të një princi injorant por i krishterë nga Evropa. E vërteta , Ismail Qemali do të përpiqet të bëjë një pakt me Stambollin dhe Sofjen por pa asnjë sukses.

Pasojnë dokumentet:

PARA SE TË SHPALLEJ PAVARËSIA NGA VJENA ISMAIL QEMALI  DERGON TELEGRAME

Wien, 17 Vjeshta e Dytë (tetor-hb) 1912

Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipënis asht sigurue. Ju porosis qi tyke u mbshtetun fatit t` ahtdheut të punoni së bashku e si vllazër, të merrni me rregullimin e punëve të përgjithëshme , edhe të ruani qetësiën. I epni rretheve lajmin e GËZUESHme . Ju falem të gjithëve atnisht.

Ismail Qemali

Ky dokument që botohet në origjinal deshmon se Ismail Qemali në Vjenë ishte në bisedime të vështira për sigurimin e KUFIJËVE të Shqipërisë Etnike, të cilët Austro-Hungaria nuk i pranonte.

Cilat vise i lejoi Wjena për të u përfshi në Shqipërinë e coptuar

Ja dokumenti tjetër ku saktësisht vërtetohet se cilat vise i kishte lejuar Vjena që të përfaqsohen në Durrës ose në Vlorë, sepse qendrat tjera të njohura shqiptare ishin kontestuar dhe kundërshtuar, sidomos hapur ishte lejuar që i tërë Viljeti i Kosovës ti lejohet si rezultat i luftës imperialiste Serbisë.

Ja se çka shkruan Ismail Qemali nga Vjena më 5 nëntor 1912. Pason dokumenti në origjinal:

 Vlonë, 5 Vjeshta e Tretë 1912

Kryetarvet të Bashkivet, e të Klubevet, Parësiës edhe Popullit të nderëshem të Janinës, Gjinokastrës, Filatit, Reshadies, Tepelenes, Delvines, Permetit, Marglliçit, Leskovikut, Korrçës, Dibrës, Monastirit, Resnes, Kosturrit, Strugës, Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Lushnjes, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Krujës, Matit, Shkodrës, Peqinit, Fierit. (Nuk përmendet asnjë qender administrative e Vilajtetit Kosovës-HB)

Por Ismail Qemali prap veproi me guxim, prandaj shkruante nga Wjena:

Përpara së Premtes jam atje. E mbledhja e përfaqsuesvet në Durrës ose në Vlonë asht krejt e nevojshme. I thirrni të gjithë. Gjer sa të mbrrij un` mbani qetësiën e bashkimin. Çështja jonë politike  u sigurue fare.`

Si që shihet nuk figuron asnjë qender administrative e Vilajetit kryengitës –Kosovës. Nuk figuron as Shkupi e as Prizreni, as Prishtina e as Kumanova. PO është kështu sepse Wiena kishte Marveshje SEKRETE me Beogradin nga 28 qershori i vitit 1881.

Ja se çka thuhet në nenin 7 të Marrëveshjes sekrete:

(…)

Neni 7.

Në qoftë se, për shkak të një kundërthënje ngjarjesh, zhvillimi i të cilave nuk  mund të parashikohet sot, Serbia do të ishte në gjendje të bënte fitime TERRITORIALE në DREJTIM TË KUFIJËVE TË SAJ JUGOR (me përjashtim të Sanxhakut Jeni Pazarit), Austro-Hungaria nuk do ta kundërshtojë një gjë të tillë dhe do të përpiqet pranë fuqive të tjera me qellim që t` i bindë të marrin një qëndrim në dobi të Serbisë`

Ja pra pazari i Vjenës ishte realizuar sepse e kishte aneksuar Bosnjen e Hercegovinën më 1908 dhe nuk e kishte penguar Serbia,. Tash Serbia e kishte okupuar Vilajetin e Kosovës dhe nuk e pengonte fare Vjena, sepse Konventa sekrete e panjohur nga Ismail Qemali ishte në fuqi

Përkundër këtyre pazarllëqeve të Vjenës në emër të Fuqive, përfaqsuesit nga Kosova do të gjinden siq  është e njohur në Vlorën që u bë amblema kombëtare heroike përgjithëmonë.

  Më 28 nëntor 1912 në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë nga përfaqsuesit të të katër vilajeteve. Teksti i shpalljes së pavarësisë është ky, i marur nga dokumentet që i botoi Lef Nosi. Dokumentet janë fotokopjuar në Arkivin e Krocisë në Zagreb më 1978. : Në dokumente tekstualishtë thuhet:

SHQIPËRIA ME SOT TË BAHET NË VETE, E LIRË e e MOSVARME. Pasojnë emrat e shkruar nga Lef Nosi: Ismail Kemal, (Dom Nikollë) Kaçorrri, Abdyl Aziz Vehbi, I. Karabunara, Elmas Boce, Veli Harçi, Qazim Kokoshi, I. Minga, Rexhep (Mitrovica), D(himitër) N. Tut(ulani), A. Ruqi, Abdi (Bej Toptani),Abas Dilaver (çelkupa), Midhat Frashëri, Shefqet Daji, Zihni Abas Kanina, Xhelal Ko(precka), Hajredin Cakrani, Qemal Bej Elbasani, Iljas Vrioni, Salih Gjuka, D. Berati, D. Emmanuel , Dhimitri Zografi, Murad Toptani, Pandeli Cale, Luiz Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro T. Ilo, Thanas V. Floqi, Qem(al) Bej Mullaj, Lef Nosi, Dr H. Kyrteza, Nuri (Sojliu) Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Vokopola, Ymer (Bej Dalialliu), Xhemajlydin (Bej…) Nebi Sefa Lushnja, Zyhdi Ohri (emra të tjerë në këtë dok. Nuk përmenden . Të tjerët kanë ardhur më vonë-HB). Ushtritë serbe ishin në Elabasan dhe në Tiranë.

 Në një dokunet të atyre ditëve drmatike për kombin thuhet: citojmë në origjinal-

 Tiranë, 15 Vjeshta e Tretë 1912, Tepër urgjent, Ismail Qemal Bej Efendiut dhe shkelqesisë Tija Konsullit t Austriës

VLONË

Pasi Shteti i ynë ka shpallë indipendencën , e ftuam komandantin serb qi të pushojë vepërimet anmiqsore. Mirë po ai po sillet me nji mënyrë qi nuk gjanë [për nji shtet të paanshëm e ka qëllim të shkeli qytetin tonë. E protestojmë

Lutemi me veprue  si e kërkon puna

N emën të gjithë popullit të  Tiranës

Refik Toptani

 Ismail Qemalit u drejtohet Fuqive Evropiane:

Vlonë, 15/28 Vjeshta e Tretë 1912

Ministrit të punëve të jshtme

Roma

Wien

Paris

London

Berlin

Petrograd

Assamblea Kombëtare, e përbame prej delegatësh të të gjitha viseve të Shqipniës pa dallim feje, të mbledhun sot në qytet të Vlonës, ndashti sa proklamoi Indipendecen politike të Shqipniës edhe ngrefi nji Qeveri të Përkohëshme të ngarkueme, me i dal zot të drejtave të qenjes së popullit Shqiptar, të kanosun me çfarosje prej ushtërivet serbe, e me dëlirun truallin kombëtar, të shkelun prej ushtërive të shteteve Aleatë.

Tyke i a njoftue Shkëlqesisës Tuej shka asht bamun, kam nderin me i ulu-un Qeverriës së Madhëniës Tija Mbretit të Bretaniës së Madhe, qi të ketë mirësiën me e njoftun kët ndryshim të jetës politike të kombit Shqiptar. Shqiptarët tyke hymë prap në familet të popujvet t  Europës Orientale, në të cilën mburren se janë ma të motshmit, e tyke mos ndjekun veç se nji qëllim të vetmë: më jetue në paqë me gjithë Shtetet Ballkanike e me ubamun nji element eqilibri, janë të bindun se Qeveria e Madhniës Tija ashtu edhe gjithë bota e qytetnueme do t  i presi me sy të mirë tyke ia mprojtun qenjen e tyne kombëtare nga çdo e mësyme edhe tokën e tyne nga çdo coptim.

Kryetari i Qeverriës së Përkohëshme

Ismail Qemal

ISMAIL QEMALI U DREJTOHET EDHE QEVERIVE TË

ALEANCËS BALLKANIKE

Vlonë, 15  /28 Vjeshta e Tretë 1912

Ministrit të Punëve të jashtme

Cettigne

Belgrade

Sofia

Athenes

Po nxitoj me i njoftue Shkelqësiës Tuej nji ngjarje me randësië të jashtzakonshme për jetën kombëtare t  Shqiptarëve.

Delegatët e gjithë viseve të Shqipniës  të mbledhun sot pa dallim feje  n  Assamble Kombëtare në qytet  të Vlonës kanë shpallë Indipendencen e Shqipniës edhe kanë ngrehun nji Qeverrië të Përkohëshme.

Shqiptarët janë të gëzuem ke po mundin me hymë prap në familet të popujvet të lirë t` Orientit e tyke mos pasun tjetër qëllim veç se me jetue në paqe me gjithë shtetet fqij shpresojnë:

Se ky ndryshim jete politike ashtu edhe Qeverria e Përkohëshme e tyne kanë me u njoftë prej Qverriës Tija Mbretnore;

Se çdo veprim hostiliteti nga ana e ushtërivet Tija mbrenda ne truall kombëtar të tyne ka me pushue së vepëruemi edhe

Se gjithë viset fjeshtë Shqiptare të pushtueme sot prej ushtërivet t  Aleatvet kanë me ulëshue prap.

Kryetari iQeverriës së Përkohëshme

Ismail Qememal

TELEGRAMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË ASAMBLESË KOMBËTARE LUIGJ GURAKUQI DERGUAR SHTYPIT EVROPIAN PËR SHPALLJEN E PAVARSISË

Vlonë, 28 Vjeshta e Tretë 1912

Giornale d` Italia              Roma

La Tribuna                       Roma

Il Matino                          Napoli

Corriere dela Sera            Milano

La Stampa                        Torino

London Times                  Wien

Fremdenblatt                    Wien

Zeit                           Wien

Reichspost                Wien

Le Temps                 Paris

Echo de Paris           Paris

Le Matin                  Paris

Daily Telegraph       London

Westminster Gazete   London

Asamblea Kombëtare e përbame prej delegatësh të gjithë viseve të Shqipniës pa dallim feje, e mbledhun sot në Vlonë shpalli Indipendencën e Shqipniës   dhe ngrefi nji Qeverrië të Përkohëshme me kryetar Ismail Qemal Benë.

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë

Luigj Gurakuqi

Siq  shihet çdo gjë ishte bërë me vend dhe shumë shpejtë, por konfliktet dhe interesat e Fuqive evropiane e bënë  të veten, e coptuan Shqipërinë me gërshërë.

(Këto dokumente janë fotokopjuar edhe në DASIP. B. Sektori shqiptar-1912. K. 1 dokumenti ~Dosja Shqipëria dhe diplomacia e saj 1912-1914)

ÇKA PREZENTOI DELEGACIONI I QEVERISË VLORËS NË LONDËR MË

1913 (më 2 dhe 25 janar)

Kërkesë e Qeverisë së Vlorës drejtuar Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër më 2 janar 1913

   “Populli shqiptar kërkon vendin e vet , kufijtë që janë për të të natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike, ashtu edhe nga e drejta e tij, si banues i parë…

    Kufijtë që ne rivendikojmë që nisen  nga kufijtë e tanishëm të Mbretërisë Malazeze dhe që përfshijnë sidomos bashkë me rrethet përkatëse, qytetet  e Pejës, të Mitrovicës, të Prishtinës, të Shkupit, të Manastirit, deri në Mecovë, duke ruajtur kufijtë e tanishëm deri në Prevezë (….)

   Përfaqësues të Qeverisë Shqiptare në Londër.

   Rasim Dino

   Mehmet Konica

   Filip Noga”

“ Qeveria e përkohshme e Vlorës…1912 –  janar 1914, Tiranë 1963, d.nr. 135

 Memorandumi shtesë i delegacionit të Qeverisë së Vlorës në Londër

“Më  25. I. 1913

        Popullsia e Bregdetit, duke nisur prej kufirit të tanishëm të Shqipërisë me Malin e Zi deri në Prevezë, është kryesisht shqiptare.

      Gjatë gjithë kufirit të tanishëm me Malin e Zi nuk ka sllavë, me përjashtim të një pakice fare të vogël në Guci dhe Plavë, që është e përzier me elementin shqiptar.

       Në kazanë e Pejës kundrejt 10000  shtëpive shqiptare ka vetëm 700 shtëpi sllave, prej të cilave 350 ndodhen  brenda në qytet.

       Në kazanë e Rozhajës ose të Tergovishtes banorët janë shqiptarë; në gjithë këtë kaza  ka vetëm 6 fshatëra sllave. Në fshatrat që ndodhen më në veri të Rozhajës, banorët flasin po aq mirë shqip sa edhe serbisht.

       Të 30 fshatrat që përbëjnë rrethin e Peshterit në kazanë e Senicës janë shqiptarë.

       Në qytetin e Gjakovës ka vetëm 24 shtëpi sllave dhe 10 tjera ne fshatin Llozhan afër Deçanit.

     Qyteti i Prizrenit përfshin 23 000 banorë nga të cilët  8 000 janë serbë dhe bullgarë. Në rrethin e Podrimes, të Zhupës e të Gorës, kundrejt 8 500 shtëpive shqiptare ka gjithsej vetëm 1000 shtëpi sllave.

      Në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, shumica e madhe e banorëve janë shqiptarë, me përjashtim të 20 fshatrave të vogla sllave në rrethin e Kërçovës.

     Në Kazatë e Mitrovicës, Vushtrrisë, Prishtinës, Preshevës, Gjilanit, Kumanovës, 80 përqind të popullsisë janë shqiptarë.

   Territori i banuar nga sllavë fillon në veriperëndim të Mitrovicës. Prej Belloçicës deri në Zibofshe, në kufirin e tanishëm serb , gjithë treva është krejtësisht shqiptare.

    Në qytetin e Shkupit dhe në fshatrat përreth shumica është shqiptare. Sllavët që banojnë në qytet janë gati të gjithë bullgarë, po ashtu janë edhe ata banorë që punojnë si bujq në 10 çifligjet  që ndodhen  në jug dhe që janë prona të shqiptarëve.

      Fshatrat shqiptare shtrihen deri në Kapllan e deri në Vllahça, pranë Kyprilisë.

      Sanxhaku i Dibrës, me një popullsi prej afro 17 000 shqiptarësh, ka 12 000 sllavë të shpërndarë në kazatë e Rekës e të Dibrës së Sipërme.

    Një pjesë e madhe e fshatrave rreth  qytetit të Manastirit është e banuar nga shqiptarë dhe vllehë; të tjerët janë bullgarë.

     Fshatrat që ndodhen  në fushat e Perlepit e të Fllorinës janë të banuar nga shqiptarë, turq, e bullgarë; toka dhe banesat u përkasin shqiptarëve.

    Kazaja e Resnjës: 60 përqind shqiptarë, 40 përqind bullgarë, serbë, grekë dhe vllehë.

    Kazaja e Ohrit:  73 000 banorë, nga të cilët 35 000 janë shqiptarë; të tjerët të përzier.

     Sanxhaku i Korçës: Popullsia e Sanxhakut të Korçës, duke përfshirë qytetin, me përjashtim të Kazasë së Kosturit, arrin në 132 000 banorë, nga të cilët 100000 janë shqiptarë muslimanë, e të tjerët janë shaiptarë të krishterë dhe vlleh.

   Qyteti i Korçës numëron 22 000 banorë, nga të cilët  më shumë se gjysma janë shqiptarë muslimanë e të krishterë, të tjerët janë vlleh.

     Kazaja e Kosturit numëron 64 000 banorë, nga të cilët  20 000 janë muslimanë e të krishterë shqiptarë, të tjerët të mbledhur në afërsi të kazasë së Korçës, janë turq, bullgarë, vlleh e grekë.

    Nga Kosturi deri në Mecovë gjithë treva është e banuar nga shqiptarë e kucovlleh.

    Duke filluar nga Mecova dhe gjatë gjithë kufirit të tanishëm deri në gjirin e Prevezës, pjesa më e madhe është e banuar nga kucovlleh.

     Sanxhaku i }amërisë: Popullsinë e përbëjnë 75 000 shqiptarë, nga të cilët 18 000 shqiptarë të greqizuar.

     Sanxhaku i }amërisë ndahet në disa kaza, ndër të cilat:

     Kazaja e Reshëdijes ( }amëri): 16 000 shqiptarë.

     Kazaja e Margëlliçit:  26 000 shqiptarë.

     Kazajae Filatit:  20 000 shqiptarë

     Kazaja e Paramithisë:  13 000 shqiptarë.

     Kazaja e Luros: Qyteti është i banuar krejt nga shqiptarë. Në këtë kaza ndodhet edhe një popullsi endacake kucovllahesh dhe disa çifutë, por nuk kanë prona. Toka dhe banesat u përkasin shqiptarëve.

    Shtatë fshatrat që përbëjnë Lakanë e Lelovëns ethin e Luros janë krejt shqiptare. Shqiptare janë edhe 5 fshatra që formojnë Lakanë e Sulit.

    Me  përjashtim të dy fshatrave: Kaxha ( që i përket një shtetasi grek) dhe Kanali ( prej të cilit 1/9 i përket një shtetasi italian), të gjitha pronat, prej qytetit të Luros e deri në Prevezë, u përkasin shqiptarëve. E njëjta gjë  ndodhë me pronat që shtrihen gjatë bregdetit prej Preveze deri në Vlorë.

 Preveza: Qytet i përzier ( shqiptarë, grekë, vlleh dhe çifutë)

Qyteti i Janinës: Popullsi e përzier.

Delegatët e Qeverisë Shqiptare,

Londër

Rasim Dino

Mehmet Konica

Filip Noga”

“ DASIP B. Sektori shqiptar, dokumente që N. Ivanaj ia dorzoi J. J. Maramba në gjuhen shqipe dhe turqishte. Të gjitha procesverbalet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës në shqipe dhe turqishte së bashku me Organin e qeverisë XGJIMI ruhen në fondin e lartëshenuar;shiko edhe: Aktivi i Shqipërisë”, Fondi “ Qeveria e Vlorës, veprimtaria diplomatike”, Dosja 19/ frengjisht.

AUSTRO HUNGARIA DHE RUSIS BËJNË TREGTI ME TREVAT SHQIPTARE

Ja dokumenti në origjinal:

Beograd

 TELEGRAM

Iderguar nga Berlini (lexo edhe Wiena-HB)me 11 shkurt 1913 në ora 2 e 55 minuta pas dite

I pranuar në Beograd me 11 shkurt 1913 në ora 4 e 30 minuta pas dite

Në qarqet e këtushme qeveritare situata dukshëm është përmirsuar. Janë lajmëruar që Austro Hungaria dhe Rusia janë marrë vesh       që Gjakova dhe Dibra të i takojnë Serbisë, ndersa Shkodra shqiptarëve…`(Shiko: AS. MID. PO –XV-R/6-VII-1913) Dokumentet posedohet në origjinal si fotokopje. Këso pazaresh dokumentet tjera zbulojnë edhe për etapat e mëvonëshme

FUQITË EVROPIANE IA DHUROJNË SERBISË EDHE NJË RRUGË HEKURIDHORE NGA PRIZRENI NË DURRËS

Ja dokumenti:

(Botohen për herë të parë)

DEKLARATA|E AMBASADORËVE NË KONFERENCËN E LONDRËS MË

1 korrik 1913

*Serbisë do t` i sigurohet dalja tregtare përmes një lokacioni të lirë neutral shqiptar, që do të jetë i lidhur me një hekurudhë ndërkombëtare, nën kontrollin evropian, që do ta ruaj njësia speciale nderkombëtare, e me liri kalimi te të gjitha llojeve të mallrave , duke llogaritur edhe materialin luftarak.*

Ja memorandumi që përmban spjegimin e Deklaratës lartëshenuar.

  1. Neutralizimi special i lokacionit

Nëse neutraliteti i Shqipërisë ardhëshme do të lejonte ngritjen e mburojave për mbrojtje të  vendit, për lokacion tregtar, lidhur me hekurudhën ndërk…

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …