Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Pse të huajt vijnë në Republikën e Kosovës me paragjykime të shkruara?

Bota sot  është e mbushur me diktatorë të mëdhenj që “shkollojnë” demokraci  dhe me diktatorë të vegjël që nuk njohin ligj as kushtetuta të askujt. Republika  e Kosovës është shteti më i ri në Evropë, të paktën. E gjatë ka qenë rruga me vargoj gjaku e këtij shteti nga grabitësit fqinjë, sidomos. Tani kur jemi në  gati dhjetë vjetorin e shpalljes pavarësisë dhe 18-vjetorin   e çlirimit, Republika e Kosovës është pranuar de jure nga 114 shtete anëtare të OKB-së. Kjo shifër është për lakmi. Tjetër  çështje është pse neve nuk jemi anëtar i OKB-ës. Ekzistojnë një mori faktesh paragjykuese ende. Lidhur me këtë,së pari deri me sot, askush nuk e ka “deshifruar” Marrëveshjen sekrete Hollbruk- Millosheviq për Kosovën . Nuk është zbardhë deri në fund se si Gjenerali Jacson që zhvilloi bisedimet në Kumanovë m e “sukses” nga 4 qeshori.., sepse Millosheviqi ka pranuar planin paqësor të Ahtisar-it dhe Chernomerdin-it vetëm më 9 qershor 1999.

Ku e kanë mbështetjen paragjykimet e të huajve?

Pa marrë para sysh Epopenë e Jasharëve më 5-7 mars 1998, pa marrë para sysh qëndrimin e Grupit Kontaktit më 9 mars 1998; pa marrë para sysh  Rezolutën 1160 e KS OKB të 31 marsit 1998 (Mbështetje në Kaptinë e VII të Kartës OKB, nenet 39-43), shkuarja e Delegacionit Kosovës (Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi, Veton Suroi te Sllobodan Milosheviq më 15 maj 1998, Kosova me këtë shkuarje do të fitoi damkën e paragjykimeve, se ky popull është i kënaqur me një autonomi substanciale. Shumë ngjarje tjera “minore”, do të renditën (posedohen dokumentet) deri më 13 tetor 1998 kur u lidhë marrëveshja sekrete- tragjike për Kosovën në mes: R. Hollbrukut dhe S. Millosheviqit. Kjo marrëveshje i ka 11 pika dhe është themeli i Marrëveshjes Rambujesë 19 mars 1999. Deri me tash opinioni nuk dinë asgjë për këtë marrëveshje (13 tetorit`98*), sepse ka mbetë “top sekret”, që nuk ka fakt për ata që e studiojnë qëllimin armikut, e që nuk është sekret. Por paragjykimi ka ardhur nga indolenca jonë kadrovike. Shikoni sot dhe dje kush ishte pushtetarë. Në pikën  e parë të kësaj Marrëvesheviq- Hollbruk na siguron  vdekjen e sigurt nën sovranitetin e Jugosllavisë. Paragjykimet janë këtu dhe ato flenë në sirtarët e shumë diplomatëve. Kaq kësaj radhe. Po, ka dokumente që ia janë vënë Milloshit në tavolinë se për “dy terrorsitë në Kosovë, po  e djegë një katund”!. Po këtë vërejtje nuk ia patën thënë kasapit shqiptarëve të huajt. Ia thanë ata të vetët, që ia vunë prangat më 28 VI (Vidovdan) 2001, për ta ruajtur shtetin, dhe e dërguan në Hagë. Çka dëshmuan liderët tanë ndaj tij, kur i lexojë, me vjen turp dhe jam fajtor si historian që nuk ua botoj të gjitha marrëveshjet tradhtare.

Fillimi i bombardimeve të NATO-s, nuk ka kaluar pa përpjekje të disa shteteve anëtare që ta defaktorizojnë çështjen e Kosovës, dhe tërë luftën që ishte edhe përballë Rusisë në një mënyrë, për shkaqe “biznesi-gasi e nafte”, e luftën  e drejtë do ta kulifikojnë si veprimtari humanitare. Më duhet të konstatojë këtu një thënje të Jelcinit (pijanec) se: “Sa e dijmë ne, NATO nuk është shoqatë humanitare, por, në Kosovë lufta e UÇK-ës po dëshmon se robëria nuk këputet prej së holli, por prej mbingarkesave kriminale që i bëhen një populli atje!”. E thën brutalisht prej një rusi , por  e sinqertë. Në opinion nuk është shpjeguar kurrë se më 4 VI 1999, kanë filluar bisedimet e oficerëve të NATO-s me ata serbian se si “ do të dorëzohen”, pas 32539 fluturimeve  për të bombarduar agresorin serbian. Nëse kjo shifër krahasohet me ato të Luftës Dytë botërore (shtator 1944- shkurt 1945) , atëherë kuptohet niveli i seriozitet ushtrive dhe manovrimeve serioze luftarake, ku ka pasë edhe dobësi evidnte, sepse janë dëmtuar në Dubravë edhe të burgosurit….

Mbi Kosovën KS OKB do të aplikoi një Rezolutë 1244, e cila i rri si shpatë mbi kokë edhe sot, kur po debatohet se si të themelohet Ushtria e Republikës Kosovës. Lidhur me këtë, Kosova dhe qeveritë e saj janë shndërruar në një magant servil, kurdoherë duke u detyruar të tregojnë inferioritet ndaj të huajve , që janë “diplomuar” të na tregojnë se “këtu kemi të bëjmë me një ajkë politikanësh injorantë”!. Lidhur me këtë filozofi të robit : “lidhe atin ku të thotë zotëria” , Kosova është sjellë buzë një realiteti të kolonisë moderne, me fajin  e neo bajraktarëve, të cilët çdo letër që u vihet në tavolinë janë gati ta nënshkruajnë, vetëm për fotelen e tyre nuk duanë letër të bardhë në tavolinë. Paragjykimi ka ardhur duke u trashtë me luftën e kualifikuar  në çdo takim nga kreu i  LDK-ës, si efemere se: “UÇK nuk ka pasë asnjë shansë teorike ta internacionalizoi çështjen e Kosovës, por këtë e ka bërë politika pacifiste, dhe fushta ajrore e NATOS”. Çak edhe luftën e NATO-s e quajnë “fushatë”. Nuk është çudi sepse LUFTEN e drejtë UNMIKASIT dhe LDK e quajnë “konflikt”, që do të thot : :jemi me serbinë, por do ta ndryshojmë regjimin e pushtetit”!!! Këta konflikistat janë graduar deri në Akademi me nga një libër mahalle!! Ja ku jemi..Dhe kjo fjali ka çarkulluar “fushata”, nga koka  e Kushnerit e deri te ky guvernatori i fundit , që nuk dihet kush është (nuk po ia shënoi emrin), por dihet vetëm kur raporton në KS OKB për çdo tre muaj. Dhe, në vend  që paqësorja si politikë aktive që do të duhej të ishte dhe çlirimtarja me luftën e saj të drejtë, të hudhëshin në një front, dhe me prokurorët e Tribunalit të Hagës, të silleshin si zot shtëpie sepse jemi të pastër, të sillen siç janë sjellë serbët (lexo dokumentet e tyre sekrete, se si ka kaluar prokurori NAJS e shumë të tjerë në Beograd më 2001-2004), sot për Kosovën nuk do të kishim as Speciale, e as sovranitet të kufizuar. Lufta ma e fuqishme është zhvilluar për ta DEFAKTORIZUAR ADEM DEMAÇIN dhe UÇK-ën, se sa armikun. (Lexoni librin brilant: Selatin Novosella, Kalaja nga brenda,Prishtinë 1997, ku është zanafilla e luftës brendshem për “pushtet” fiktiv!! Dhe paragjykime morbide se : Ademi do të na shtinë në luftë për liri!!!”; Ka burime  që vërtetojnë këtë mortajë antishqitare 2000-2017  për eksport!!)

Paragjykimet e të huajve janë trashë nga koka drejtë këmbëve me emërime të funsionarëve anonim, me të vetmin “kualitet se e flasin një anglishte primitive,.si ishte rasti i kreut shtetit e deri te ministrat e sotit që nuk u dihet as shkolla e as vlera, e që kanë rrëzuar Kosovën martire për toke, me injorancë. Shikoni fatin  e shëndetsisë, arsimit, integrimeve, gjyqësinë, policinë, pushtetin lokal etj.

Faktorizimet për Republikën e Kosovës

Kosovën dhe fatin e saj kanë rrëzuar për toke paragjykuesit, sepse lufta e saj është injoruar shumë keq, por ka edhe faktorë që e kanë ngritë prap  në piedestal drejtësie. Nuk do të harrojmë kurrë: Deklaratat e PRESIDENTIT BUSHI më 10 VI 2007 në Shqipëri;  Shpallja  e pavarësisë Republikës Kosovës më 17 II 2008; Ndërsa kanë provuar për  ta plandosur Kosovën: Padia e Serbisë në  Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ; e ka ngritë në nivel të duhur Vendimi GJND, se “Kosova nuk  eka shkelë të drejtën ndërkombtare” dhe Serbia neofashite e ka marrë “autogolë” ; por e ka palndosë në vijim Republikën e Kosovës me injorancën e pushtetrëve (brukselistëve) tanë shumë keq, FUSNOTA. Shumë dëme  i ka siellë shtetit tonë në arenën ndërkombtare, ky kapitullim . Posedohen deklarata të shumë vedneve të Azisë dhe Afrikës, për këtë  shenjë*. Kushdo që fletë për pranimin eKosovës si shtet, pengesë dymendësie po lakohet. fusnota famoze e Brukselit! Me te Serbia gati e ka nivelizuar; e ka kthyer fuqinë e Rezolutës 1244 të KS OKB-ës, e cila gati ishte të shndërohet në “ivalid-vendim politik i dështuar”. Kosovën e ka palndosë synimi i përherëshëm i një partie politike në Kosovë ,që sa më shumë pjesëtarë të UÇK-ës, të dërgoën në Hagë (lexone vetëm “BOTA SOT”,2005-2017, ku ftohen publikisht pa fakte që të paditën shumë komandnatë në Hagë, ashtu si janë paditë krimineltë serbian, pa lind Specialja. E Specialja është produkt “ma de in i tyre” . Këto shkrime “gazetrseke” , janë përkthyer kujdeshëm dhe liferojnë nga diplomacia serbiane kudo nepër vendet e treta të Globit. Dhe nuk ka mbetë asnjë zonë Operative e Luftës së drejtë çlirimtare, e që nuk janë hetuar, gjykuar e denuar çlirimtarët. Shumë prej tyre janë në proces. Madje tani Specialja, që vet e kemi siellë në “torishtë”, me votën tonë, sepse gkykatat tona nuk duan të sheshëzojnë drejtësinë, por e kanë hallin se si LDK me mbetë në Koosvë pa konkurencë, sepse me te në pushtet asnjë gjykatës nuk do t` i nënshtrohet vetingut famoz. Shiqone vetëm prejardhjen e shumë gjykatësve të kohës komunzmit. Ata nuk kanë ndryshuar as vese as dituri fare. Soji i tyre ua kanë shqiptuar shqiptarëve 280 000 vjet burgje, e Adem Demaçit 33, që 28 i ka mbajtë! Ja ku jemi, me  shumë pushtetarë të Kumrovcit.

BE nuk  e pranon Kosovën, për këtë e polli fusnotën

Modeli i pranimit Kosovës shtet sovran  ka mbetë hapur i panjohur për BE-n. Mu për këtë ne nuk kemi viza, sepse BE nuk na njeh, e jo për demarkacion etj, por nuk na njeh edhe për korrupsion gallopant. Pohimet për demarkacionin dhe vizat janë , e citoj Ezopin Antik, kur i thot Nëna djalit: “Nuk është tragjedi që të kam lindur çorr, por është tagjedi që po RRENE”! Për Kosovën  në BE është mbetur: “terra in cognita” , e që argumenton fakti sepse vetëm Kosova duhet të mbetet në Evropë  e izoluar. Një trohë (THERMI) Kosovë, po e destabilizuaka Evropën. Ah At FISHTA, gjithmonë t`u lumturohet emëri, deri te Perendia. Dhe për këtë izolim punojnë natë e ditë:Spanja, Indonezia, Brazili, Argjentina, Qipro, Greqia, Vatikani (si shtet), Irani, Siria , Iraku etj. Të gjitha këto shtete, shumë më tepër janë agresiave ndaj Kosovës se sa Rusia publikisht! Në këto mjegulla, populli jonë po përjeton një mal premtimesh nga” lopa e zezë  për tambël të bardhë, sepse liberalizmi i vizave “vetëm sa nuk ka mbrri”. Ai “tambël i zi”,  që qëndron në një vijë kufitare, për shtetet që u përmenden, lind pyetja e do të lëshojnë veto ndaj atij vednimi në BE, sepse me te i mbulojnë politikat makivaleiste, nëse nuk ratifikohet. Sigurisht se po. Pse atëherë e rejmë popullin. Dei aty ku është penalitet i pafalshëm, ka shkuar pushteti ynë me premtime eutanzie.

Këto ditë marsi (2017) politikanët po i vizitojnë vendet ku janë bërë vrasjet masive të popullit krahëthatë nepër Kosovë. Besa kur janë bërë ato mizori, një diploamtë “anonim”, me pati  thënë ,” Ju nuk keni dhimje për askend, ja si higirizeni nepër kafene, e populli maskarohet”. Asksuh dei me sot (2017) nuk e tha një fajli se do të i urdhrohet Prokurorit t` i hetojë dhe procedojë në gjykata krimet monstruoze. Ja ku është Makofci dy kulometra afër Prishtinës. Aty shqiptarët janë prerë me sharrë para popullit. Asksuh asnjë fjali për këtë tragjedi makabër. Populli, kërkon që  gjykimet të bëhen, të paktën në bazë të dëshmive që i kanë lëshuar vet serbët, e ato dëshmi janë botuar në shumë raste, nga viti 2002 e tutje, si mallë për konsum “literaturë” politike, se “Serbia është  e pastër”, por  “krimet  kanë ndodhë, madje vetëm me urdhër të Millosheviqit e askush tjetër, nuk ka vra  e diegë, pre e gri askend”!!! . Edhe me këtë propgandë PARAGJYKIMET duhet atrofitohen se serbët pasakn qenë viktima, e jo ne kolektivisht. E të huajëve kush të ua spjegoi. Këta m evetura të blinduar, jo kurrë.  Ndodhin pargjykimet sepse nuk kemi diplomaci aktive, që palson fakte dokuemtare nepër botë. Nuk i duhen Kosovës fotografi me shefa të shtetyeve, por i duhet zhvillim ekonomik, arsimim i vërtë shkollor, shndetësi solide e jo invalide.

Madje në botën e painoformuar dominon bindja pargjykuese se vetëm Hitleri kishte bërë krime, alias vetëm Milosheviqi kishte bërë krime. Kjo atrofi politike mafioze nuk mundet ta mbulojë kurrë peshën  e krimit në kuptimin e zgjëruar. Vetëm ai (Miloshi) paska kriminlizuar çdo kund. Ku janë këta që vijnë këtu me pargjykime dhe na kanë siellë buzë shkopit lypsisë, me varfëri demokratike, duke iu sevuar disa OJQ-ve dhe duke mbajtur derse politike për çdo  javë, për t` i hudhë popullit hi syve, duke themluar komuna me një fshat, e duke krijuar byrokartë që as bugjetei i  Kinës nuk ka kaçik t` i mabjë. Madje në çdo fjalim  duke kërkaur “vlazrim bashkim”, pasiqë  nuk kanë lënë asnjë shansë të ndodhë drejtësia e Kosova të shkëptet nga kolonizatori me kohë. Dhe po  të intervenonin me kohë,ahtu si pati kërkuar Bacë Adem Demaçi (prill 1998), në Kosovë nuk do të ndodhëte krematoriumi ndaj shqiptarëve , që të bartë Serbia kufoma për t` i humbur gjurmët deri në Btajnicë të Beogrdit. Psojat e Konferencës Rambujesë duhet hulumtuar në notesin e Qernomerdinit, e jo në lajkat e Kukut dhe disa diplomatëve me dipotri plus shtatë, në politikën shqiptare, sepse  Jasharjatë, Izbica, Abria,  Meja, Shevarinat, Krusha, Qyshku, Makofci, etj akuzojnë ndërgjegjën njerëzore .

Askush që është i shkollës Adem Demaçit, nuk i mohon edhe ca krime që janë bërë mbi serbianët dhe bashkëpuntorët  e tyre shqiptarë. Por ato duhet të objektivizohen, sepse ata që e humben luftën me rezignacion i kanë denuar bashkëpuntorët. Faktet janë në arkivat e Serbisë e këtë BE dhe KS OKB e dijnë fafre mirë, por po duan “nivelizim” . Këtu pushon politika hielgjive dhe paragjykuesëve për shqiptarët dhe Republikën e Kosovës si prodhim jo evropianë, por “made in SHBA”. Kështu mendojnë shumë diplomatë të dymendësisë në Bruksel, Nju Jork  e gjetiu.

I dijmë shkuarje ardhjet dhe kërcnimet se ; “UÇK është terroriste” (1997-1999), pra jo çliriamtre!. Pse tani kërkohet e pamundura që vetëm me Kushtetutë mund të bëhet Ushtria e Koosvës , kur dihet qëndrimi i Pakicës serbiane, që burimin  e ka në Moskë dhe Beograd . A nuk është kjo politikë një neoatentat i dytë mbi Kosovën, sikurse me rezolyën 1244, sikurse me fusnotën, sikurse…. Nuk mundet të nxirret e vërteta me forcë, por e vërteta për DEMARAKCINON nxirret me argumente që nuk mundtë abrtohen. Mik, PO, por mos më shndërro në tokën time invalid! Nuk ka Rugovas në rastin konkret që nuk e di ku është kufiri.

Tani po thuhet hapur se bombardimet e NATO-s paskan qenë humanitare në shumë shkrime sorosiste, nga i cili vijnë edhe porosi që ta kritikojmë Qeverinë e presidentit Tramp. JO, ne do të jemi me Amerikën MIKE dhe nuk jemi ata që kemi as fuqi e as mendim ta na favorizojnë. Kosova e do vetëm hakun e saj. Si historian mendoj se NATO nuk është organizatë –degë  e NENES  famëlartë  TEREZE, por organizatë ushtarake, që  e ka luftuar një neofashizëm serbian me të drejtë sepse do të bëhej model neofashizmi serbian pastaj për shumë vise të botës siç po ndodhë me terrorizmin , që gjallëron edhe sot publikisht, dhe kërcënohet me gjenocid klasik, që do të ndodhte në Kosovë, sepse SPASTRIMI pati ndodhë; u larguan me dhunë mbi 60% të popullsisë shqiptare nga vatrat e veta . (Mbi një milion banorë janë larguar me dhunë nga Kosova; 94% e popullsië ka qenë e detyruar ta ndryshoi vendbanimin për tre e katër muaj e më tepër 1998/9! Gjenocidi nuk ka buri!). Paragjykimet e të huajve kanë ende një nevojë që të shpjegohet, si në kohë ashtu edhe në hapësirë, sepse Kosova ka popull, ka rini , ka mundësi t ` i arrijë majet më të larta të diturisë, sepse vetëm me arsimim arrihet lumturia ekonomike dhe politike,  e mjaftuar për të gjitha kulturat dhe civilizimet.

30 mars 2017 Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …