Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof dr Hakif Bajrami: Republika e Kosovës duhet ta ketë Ushtrinë e vet, duhet përkrahur Hashim Thaçin

Nisma e kryetarit, Hashim Thaçi, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës duhet të përkrahet me çdo çmim. Lidhur me këtë, shumë gojë këqij, kritizerë politikë po përgojojnë, nuk punojnë asgjë, nuk ofrojnë asnjë zgjidhje, kanë zënë pozicione të larta në pushtet dhe nuk pushojnë tinëzisht dhe publikisht për ta kritikuar iniciativën e kryetarit, Hashim Thaçi, për themelimin e Ushtrisë Kosovës . Krijimi i Ushtrisë përmes amandamentimit kushtetues do të ishte realiteti. Por, përmes Ligjit, tani të lajmëruar se është pranuar nga tri ministritë respektive, është një variant politik që prapë duhet të ketë konsultim me miqtë që të aprovohet . E them si historian i hulumtimeve politike,diplomatike dhe ushtarake,  se qëndrimi i Ministrisë FSK-ës është për çdo lëvdatë, sepse brumoset me urti që shteti më i ri në Evropë ta ketë ushtrinë  e vet, që ta zbatojë  kërkesën e Komandantit Suprem.

Shumë organizata politike në Kosovë si : UNMIK, OSBE, EULEX, shumë OJQ, kanë ardhur për të shpenzuar financa e jo për të ndihmuar krijimin e shtetit. Madje, disa prej tyre më tepër kanë penguar në legalizmin e korrupsionit që duhet frenuar dhe dënuar, se sa që kanë ndihmuar  pastrimin e kësaj murtaje, e cila ka metastazuar kryesisht në majat elarta të pushtetit. Shkurt, çdo  e arritur në Kosovë ka qenë e pritur me entuziazëm nga populli. Por, sidomos “identifikimi i Republikës së Kosovës me FUSNOTE”, e ka nxjerrë letërnjoftimin e shumë kujt, si nga tarafet politike të brendshme, që në të shumtën e rasteve bllofojnë deklarata boshe, ashtu edhe nga ndërkombëtarët që imitojnë konservim të Republikës së Kosovës, vetëm nga prizmi i mundësisë se këtu janë “arbitër i katërtë”, por në esencë janë arbitër numër një. Fusnotën na  e sollën tanët në akordim me të huajt. E kjo ultësi nuk avullohet pa ushtri tani. Ky fakt duhet të dihet nga i gjithë populli. Ne nuk jemi as Qipor, e as Palestinë.!!Kosova është njësi administrative e veçantë në të gjitha kohërat, nga Antika (Dardania), e deri me sot.

Iniciativa e presidentit, Hashim Thaçi pra është shumë serioze, është kategori i nivelit më të lartë kushtetues. Kështu cilësohet në filozofinë e historisë.

Po flasin gojë këqinjtë se Presidenti e ka bërë këtë potez , për ta amortizuar dështimin me asociacionin dhe demarkacionin. Po pse po difuzojmë çështjet madhore kombëtare? Në esencë bërja  e shtetit me ushtri nuk ka lidhje me asnjë element anësor tani. Çdo qytetar i Kosovës, duhet edhe kafshatën bukës nga goja, ta ndajë, e të themelohet ushtria, sepse me të më nuk do të detyrohemi të jemi “refugjatë kujdestar”, në trojet tona. Ma nuk do të mundet Serbia imperialiste të dali e të thotë ndalu: “këto e këto pasuri janë të miat”. Shteti do të mbrohet me forcë. Kjo filozofi e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit,  e Skenderbeut… duhet të njihet në objektiv. Mjaftë ma.

Po, Hashim Thaçi më 19 mars 1999, ka bërë gabim historik, që  e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë, sepse aty shkruhet e në te po thirret Rusia dhe Serbia (që nuk e kanë nënshkruar; Serbia, Jugosllavia dhe Rusia, por që, pjesërisht është përcjellë “Marrëveshja” në rezolutën 1244 të KS OKB-ës . Tani duhet një krahasim historik, jo fortë i pëlqyer nga lexuesit. Ndoshta ky krahasim edhe nuk është për gazetë, por… Nëse Fadil Hoxha me shokë… e ka nënshkruar më 10 korrik 1945, se Kosova mbetet me Jugosllavi e në kuadër të Serbisë federale, atëherë Hashim Thaçi me shokë… e ka nënshkruar në Rambuje, se Jugosllavia ka sovranitet të panegociueshëm mbi Kosovën, dhe atë sovranitet e garantojnë 11000 ushtarë dhe policë serb.

Gabimet e Fadil Hoxhës me shokë a kanë vazhduar, po kanë vazhduar, por e kanë nxjerrë Kosovën si njësi administrative të veçantë, e kanë nxjerrë Kosovën (shqiptarët nga 98% analfabetë, në 98% që dinë shkrim lexim). E ka nxjerrë Kushtetutën e vitit 1974, në të cilën kur po na nevojitet po themi se Kosova ka qenë element konstitutiv i federatës shkatërruar, efektshëm jo vetëm nga shqiptarët, por nga ata që e kanë krijuar. Bile janë prerë e gri në mes veti sllavët. Tani shtrohet pyetja, cilat ishin “Naçertanitë” shtesë kundër shqiptarëve në vijim? Së pari ishte: “Libri i Kaltërt 1976”. Në vijim “Nançertanitë” ishin: Platforma politike për Kosovën 1981, me ideolog Vlladimir Bakariqin; Memorandumi i Akademisë serbiane 1986 me ideolog Dobrica Qosiqin; Programi Jugosllav për Kosovën 1988, ku ishin grumbulluar të gjithë ideologët sllavë për ta bërë Kosovën të rikolonizuar dhe të izoluar nga vetvetja, për ta bërë thjeshtë sllave; Memorandumi II i vitit 2011, është dokument kancerogjen, tinzar, antievropian; Raporti i Dytë i Qeverisë Kosovës për Demarkacionin i vitit 2017, del si firmë e Akademisë, së cilët BE i beson sepse ia fetishizon pazaret e nëntezgës, që janë bërë në Bruksel, për ta “hasmuar Kosovën me: Maqedonin për Debellde, me Serbinë për Kopaonik, me Malin e Zi për Kullë dhe Çakor; Dialogu në Bruksel me protagonistët e tij(saj) po  e shpien Kosovën drejtë “Palestinizimit” , sepse “Qiprizmi” ka ndodhë me veriun e Kosovës” më 1999. Tani një pjesë jo  e vogël diplomatësh po deklarohen kundër iniciativës së presidentit, Hshim Thaçi për Ushtri.

Kjo fushatë i ngjet fushatës anti Adem Demaçi më 1998/99. Miqve të nderuar duhet t` ua themi e atë thënje duhet ta bëjnë institucionet akademike, ku janë strehuar shterrpaktët, kritikucët, fajdegjitë, profiterët funksional, me fajin e politikës,  e t`u thonë ndërkombëtarëve se: Ushtria e Kosovës nuk është çështje e OJQ-ve, të cilat i kontrollojnë me “investime”, institucionet që u dihen firmat dhe mendimi i fundit për Kosovën.

 

Tani, Evropa është në krizë të thellë të identitetit. Ballkani është nën peshën e dukshme të destabilizimit nga agjenturat ruse, të cilat

marrin energji në Beograd, dhe provojnë destabilizim në: Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Tiranë, Prishtinë , Shkup dhe deri diku në

Sofje. Tani, Sarajeva, Tirana, Prishtina dhe Shkupi, janë në pozitën më

delikate sepse Ankaraja ka hapur front shumë problematik me BE-n, për

çështje të një pozite, e cila nuk ka perspektivë. Në të kundërtën ka

“palestinizim” përmes çështjes Kurde në atë shtet, të cilin  e

respektojmë shumë. Për të gjitha këto fakte, presidenti Hashim Thaçi

ka pas të drejtë që e ka lëvizë rrufeshëm themelimin e Ushtrisë, jo

për hatër të BE-së, por për ta FORCUAR SHBA në Ballkan dhe Evropë, për

disa dekada. Këtu është çelësi, sepse Rusia pa “vegen” Serbi, nuk

mundet t` i futë hundët në asnjë qendër ballkanike. Në këtë nyje, Hashim

Thaçi duhet të udhëtojë në Uashington, dhe të informojë nga dora  e

parë kënd duhet. Shtetit të Kosovës i duhet sërish  një Hollbruk, apo një

fjali e Presidentit Bush, që do ta artikulonte Donald Trump: “Ushtria

i duhet Kosovës” , dhe Shtabi i tij po thotë, por duhet objektivizim,

sepse uji deri sa po vjen në Prishtinë, po turbullohet rrugës, sidomos

në Bruksel, e ndoshta edhe nga përfaqësitë  e dy mendësisë tona naive,

pa përvojë shtet ndërtimi!

Hashim Thaçi me shokë përmes fjalisë së Bushit të ri më 10 qershor të 2007 në Krujë: “çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova  duhet shpallet e pavarur”;  përmes Kushtetutës  Ahtisarit, 5% e serbëve po e mbajnë pengë shtetin e Kosovës, pra edhe Ushtrinë. Hashim Thaçi ka pas fatin si politikanë pa përvojë që Serbia ta padis Kosovën në GJND në Hagë,

dhe të marrë përgjigje se “Kosova e pavarur nuk i shkelë normat e ligjësisë ndërkombëtare”. Me këtë konstatim të GJND,  Presidenti Hashim Thaçi ka plotësisht të drejtë të kërkojë dhe të ndërtojë shtetin e Kosovës, ashtu si çdo shtet tjetër normal. Sepse këtë e ka vërtetuar GJND me shumicë absolute votash. Dhe sot, çdo ndryshim substancial të Kushtetutës  së Ahtisarit i duhet një fusnotë e GJND nga Haga. Këtë fakt duhet ta mësojë çdo kush që e kundërshton Hashim Thaçin. Atëherë, ministër HashimThaçi ka gabuar kur e ka nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi, aq më parë kur Komisioni shtetëror në fillim ishte në rrugë të mbarë të rreshtohet drejtë. Tani Presidenti Hashim Thaçi duhet ta zbuloj se kush e lakoi rreshtimin për kufirin, e jo t` i versulemi Murat Mehës ndoshta pa “nevojë” , sepse aq sa ka ditë,  e ka vu kadastrin si kriter primar-gabim i pafalëshem dhe tragjik për një intelektual, që ka pranuar me shokë të punojë dy vite ilegalisht, madje jashtë syrit të opinionit shkencor në Kosovë, ku ka

intelektual që e njohin çështjen profesionalisht. Lidhur me këtë, analogjia politike se shumë vende të Evropës, që e kanë matë çdo pëllëmbë toke,  e “kanë bazë kadastren për kufi”, është thjesht një lajthitje, silogjizëm katastrofal shkencor profesional.

 

Tani çka dhe si me jo-në e SHBA dhe NATO-s për ushtrinë pa ndryshime

kushtetuese?

 

A është jo-ja e SHBA-ve + NATO-sJO, apo është me prapavi PO!. Në

lidhje me këtë, tri fakte duhet t` i sheshëzohen opinionit kombëtar në

Kosovë, sepse ushtria po formohet për të. SHBA dhe NATO e duanë

“Listën Serbe”, të mbetet në lojën politike në Republikën  e Kosovës.

Shumë qëndrim i drejtë dhe largëvajtës politik dhe diploamtik, ku ne

duhet të rreshtohemi sikurse në Yllin polar. SHBA+NATO e bëjnë këtë,

sepse pa këtë element nuk mund ta disiplinojnë as Serbinë e as ta lëm

Rusinë për t`i skajuar jashtë loje, sepse Ushtria e Republikës së

Kosovës, është çështje shumë me peshë; sepse pa çështje të mëdha

SHBA+NATO, pastaj do të mbesin pa asnjë shansë, që të hyjnë në lojërat

ballkanike “pa obligime”, si kanë hy deri më 24 mars të 1999 , kur u arrit

kulmi. Kur jemi këtu, duhet prononcohemi se pushteti i Presidentit

Obama e pat futë në një mënyrë çështjen e Kosovës (lexo çështjen

shqiptare) në “frigorifer”, mos edhe Ballkanin në përgjithësi. Ky

pozicion i ka krijuar Rusisë dhe Serbisë hapësirë manovruese të

papenguar shumë më tepër gjetiu, rreth kufijve të Kosovës, në Ballkan

dhe në tërë Evropën. E Evropa nuk është në maje të krizës, por është

ngulë shumë keq në te. Lëvizjet janë gjysmë efektive, për të dalë nga

kriza, por ariu i Sibirit po e shtynë Evropën drejtë kënetës. Këtë

klimë  e ka nuhatë efektshëm Presidenti Hashim Thaçi, me propozimin e

tij për Ushtrinë e Kosovës, dhe nuk duhet dorëzohet, kuptohet duke

garantuar se vendimi i tij do të realizohet në katër faza. Nuk ka

rëndësi, që në tri fazat  e para fiton kundërshtar, me diferencë të

ngushtë ndaj Kosovë, por në fazën e fundit fitorja duhet të jetë e

thellë në favor të Kosovës, sikurse ngjau me GJND-ën. Lidhur me këtë,

vetëm kur të krijohet hapësira politike e Lista Serbe të rreshtohet

në “fabrikën“ e BE-s pa hile, atëherë Serbia dhe Rusia do të

largohen prej lojës së pokerit rus, për dominim në Ballkan. Me këtë

përjashtim mendoi se shumë do të fitoi edhe Serbia, sepse në asnjë

variant teorik nuk ka mundësi të ëndërrojë që të kthehet në Kosovë si

i thonë popat dhe si i thonë qymezet e Kremlinit, për të pas Serbia

fatin e Sirisë. Ja sa e do Rusia Serbinë në esncë! Po, Serbia

gjithmonë do të reagoj kundër themelimit ushtrisë (tani). Ky reagim i

nevojitet kundër kantonizimit të Serbisë: me një Vojvodinë, me një Sanxhak,

me një Vllahi që do të lind si çështja kurde në Turqi, sepse në Negotin

janë mbi 2 milion vllah dhe bullgarë. Ata duan një ditë të ngriten si

feniksi.

 

Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë Ligjin për Ushtrinë  e Kosovës. Pas

atij aprovimi, mund të ngjajë TRI prapa kthime, që për Kosovën nuk

janë kurrfarë dobësie: SHBA + NATO të urdhërojnë moratorium të Ligjit.

Kjo urdhëresë e dobëson autoritetin e Kosovës, por e forcon edhe më tej

autoritetin  e pakontestuar të  SHBA+NATOS.  Njëheritë, përjashtohet

çdo mundësi e infiltrimit ruso-serb në Kosovë, të paktën, sepse

edhe në shtetet për rreth çështjet janë fare kritike. SHBA+ NATO na

duhen sa më afër zemrës. Nuk është ky naivitet politik, por është

realitet i dëshiruar. E dimë se botën  e ka përfshi kriza e besimit,

por ne duhet të qëndrojmë pranë miqve në rresht me ta. Presidenti

Hashim Thaçi nuk po kërkon asgjë më shumë, si tregojnë kritikat

pozitive dhe negative. Edhe kritikat negative kanë vlerë, sepse prej

tyre kuptohen vijat e kuqe, kuptohet jo drejtë për drejtë, por në mes

rreshtave.

 

Mendoi se presidenti Hashim Thaçi, e ka lëvizë një çështje

substanciale . E ka vu në veprim një çështje që Administrata Obamës,

gati  e patë vu në “harresë’. Dhe administrata Trump tani për tani

është në tranzicion dhe ka punë tjera thelbësore- rreshtimi për botën

globale. Po, në disa shkrime të importuara apo të porosituara në

shtypin e Kosovës, po kritikohet Donad Trump. Ua themi troq, se ato

shkrime e dimë se ku e kanë adresën në “Klubin  e Sorosit”, që  me

elegancë do ta kthente mikun e Izraelit dhe Vatikanit, Sadam Hysenit e

Gadafit, për t` i ngulë spirancat serish Serbia në Kosovë. Kjo këngë

nuk do kallauzë, se po shihet, se prej kah po i vjen zani. Larg

duart nga interesat bajraktare dhe fitimet kriminale si bëjnë disa

firma ekonomike dhe informative, tani në Kosovë, po edhe në Shqipëri

dhe Maqedoni. Për Serbi çështjet dihen, atje nazi-fashizmi po lulëzon në

frigorifer nga frika.

 

Tani presidenti Hashim Thaçi me propozimin e tij historik sërish  e

ka ri zbuluar kolerën e ish sabotuesve (tradhtisë), të atyre që më

1998 e sabotuan luftën dhe ia mbathen kush ku. Të paktën tani sërish

do të ua nxjerr rrënjën katrore . Po përsëritet historia. Dhe dalja e

disa funksionarëve të “lartë këto ditë me numërimin e viktimave të

partiakëve të tyre, për t` i ruajtur kolltuqet e pushtetit të pistë, po

dëshmon se “pacifizmi ende nuk ka shkuar në plehun e historisë. Ende

primati për “të drejtën” e odës, po provohet të mbahet,me moton: “Nuk

mund ta themelojmë Ushtrinë deri sa të na thotë Amerika”. Kjo

llomotitje do të zgjatë, dhe Presidenti duhet ta kuptoj se : kur SHBA

thonë jo, dihet se kur do të thotë PO, kur ShBA thonë po, do të thotë

PO! Këtë realitet e kemi pas mësuar më 1999. Na duhet si mësim dhe

respekt miqësor.

 

Më 22 mars 2017

Kontrolloni gjithashtu

Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: Republika Srpska (Bosnja dhe Hercegovina), Republika Serbe e Krajinёs (Kroaci) dhe Kosova

Republika Srpska: sipёrfaqja 24641km2, popullsia 170342 banorё. Ёshtё pjesё e Federatёs sё Bosnje-Hercegovinёs. Sapo u …