Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku më nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtorë komunalë, sot kanë parë nga afër ecurinë e punimeve që janë duke u bërë në projektin “ndërtimi i sheshit së bashku me parkingun nëntokësor” në qendër të qytetit.
Ky projekt që është më i madhi e më i rëndësishmi në gjithë këto vite të zhvillimit të Malishevës, është duke i dhënë një pamje tejet meritore qytetit të Malishevës, dhe i cili është duke u mirëpritur nga qytetarët dhe bizneset.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
