Projekti “InTerDev2” bëri bashkë gratë ndërmarrëse të Vitisë dhe Dragashit

Në kuadër të “Javës së Ndërmarrësisë”, në Viti është mbajtur një panair, ku u ekspozuan produktet prodhuese dhe veprimtarit të tjera biznesore, gratë e komunës së Vitisë dhe të komunës së Dragashit. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit: Zhvillimi i Integruar Territorial (Interdev 2), financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Në emër të Institucioneve komunale, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili mes tjerash uroj për punën e vazhdueshme që po bëhen në avancimin e grave, ndërkohë që inkurajoi organizatorët e ngjarjeve të këtilla, që jo vetëm në javën e ndërmarrësisë, por edhe ditëve tjera të organizohen aktivitete të kësaj natyre. Kurse Arsim Haziri nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë (ADA), vlerësoi bashkëpunimin me komunën e Vitisë dhe UNDP, kurse u zotua që edhe në të ardhmen do mbështesin iniciativa që kanë për interes avancimin e grave. Në këtë panair, u fol edhe për parandalimin e dhunës ndaj gruas, për çka foli zyrtarja për barazi gjinore në Dragash Lindita Kozmaqi. Kurse Ibadete Hyseni zyrtare për barazi gjinore në Viti, theksoi se ndërmarrësia luan rol mjaft të rëndësishëm në fuqizimin ekonomik të gruas. “Institucionet komunale të Vitisë, kanë qenë çdo herë të përkushtuara në mbështetjen e bizneseve në përgjithësi, por të grave në veçanti”, tha Hyseni. Ajo po ashtu bëri të ditur se në komunën e Vitisë veprojnë 1845 biznese me veprimtari të ndryshme, ku 5 % e tyre udhëhiqen nga gratë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …