Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Prokuroria apo Ministria e Drejtësisë duhet t’ i reagojë Qeverisë së Serbisë lidhur me arrestimin e serbëve të dyshuar për korrupsion?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr në mbrojtje, Xhelal Sveçlën, ndërsa kritikon Prokurorinë pse nuk i ka reaguar Beogradit zyrtar, lidhur me arrestimin e disa ish zyrtarëve serbë,  në Kosovë të pandehur për krim ekonomik dhe korrupsion. Zonja Haxhiu shkruan se deklaratat e Sveçlës nuk janë ndërhyrje në punën e Prokurorisë, por sipas saj punën e prokurorisë e paskan penguar ndërhyrjet e shumta në sistem si pasojë e të cilave nuk paska pasur veprime serioze në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar. Lidhur me këtë reagim, logjikisht shtrohet pyetja se kush ka qenë dashur dhe duhet të reagojë në akuzat e Beogradit zyrtar.

 Nuk ka vend në botë ku në raste të tilla reagon Prokuroria, pasi ajo nuk merret me politikën e Shtetit, por janë pikërisht institucionet qeveritare, ato që merren me reagime dhe bëjnë politikat e caktuara.

 Urrejtja që ka zonja Haxhiu, pastaj Xhelali i Sveçlës e të tjerë kundër Prokurorisë së Kosovës, kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili ka ndërprerë edhe bashkëpunimin me Ministrinë, për shkak të sulmeve të pamatura të kryesueses së kësaj ministrie,  është shtuar edhe më tej për shkak të përgjigjes injoruese  që mori Ministria e Drejtësisë nga “Komisioni i Venecias”, lidhur me  krijimin e SPAK-ut të markës: Kurti-Haxhiu.

Lufta që i ka shpallur Prokurorisë së Kosovës, zonja Haxhiu,  është ashtu sikur lufta e Sali Berishës kundër Theodori Sollakut, shumë vite më parë, meqë ajo pretendon të emërojë një prokuror nga Vetëvendosja, i cili do të anashkalonte dosjet, për shumë veprime delikuente të Vetëvendosjes, në atë mes edhe të vetë ministres, Albulenë Haxhiu,  gjatë 15 viteve në opozitë, veprime të cilat i kanë anashkaluar të gjitha qeveritë në pushtet, jo pse nuk kanë qenë veprime serioze dhe penale, por sepse i kanë shpërfillur me mendjemadhësi  duke i injoruar ato dhe duke i trajtuar vetëm si kundërvajtje,  me ç’ rast kanë shkelur edhe vetë ligjet në fuqi. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …