Brickos

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: KUR TIRANA BËHET HALË NË SYTË E PALAQOVE

Vitet që rendin nën jargët e një pushteti imagjinar, i bënë kokat e lajthitura të vjellin gjithë të palarat e tyre kundrejt Tiranës (këtij piemontit shqiptar), me Don Kishotizmin e luftës kundrejt Mullirit ku erërat fryjnë “fate shqiptare“, me shpresën se duke ngritur fatalizmin në kategori besushmërie turme mbetet diçka për donkishotizmin dhe sançot e tij.

Tellallët e mendjes së ngrysur po provojnë t‘i kanonizojnë klithmat e tyre përtej vetëm refrene turme, ata po provojnë t’i bëjnë ato tumirje masash, për çka presin në radhë për b…dashi, thua se Mesia i tyre bënë përjashtim nga rregulli historik “i viktimizimit kolateral“, si të parët e radhës pikërisht të këtyre zhurmusve mbushur jargë, të cilët prishin imazhin e tërësisë ku mëtojnë të bëjnë vend nderi sapo gjërat të mos shkojnë mirë. Nëse hapi nga shpresa-mbushur është kthyer gjithmonë në dëshpërim-zbrazje, as kësaj radhe nuk ka pse bënë përjashtim në nënqiellin e mbarsur shqiptar të këtyre kohëve me shumë zhvillime.

Delet që çalojnë mbahen për t’u viktimizuar “shpëtimtare të kopesë“ kur llava e ujqërve ta sulmoj atë!

Ky rezervim fati në gjithë praktikën e shoqërive të organizuara ndoshta kësaj radhe për ne të Shqipërisë këndej Drini do na mbetet më shumë se çdo herë edhe refren Agollian: Në vendin tim e në vendin tënd/e shpojnë lakren, i hedhin mënd; Në vendin tim e në vendin tënd/ty të kruhet tjetrit i dhëmb; Në vendin tim e në vendin tënd, hënën si petull e pjekin në shkëmb…

Dhe Shqipëria këndej Drini i vuan ca ambasadorë të fjalës së ligë, që pasi ia kanë pirë kupën shërbimit në rrogoz sevilizmi pushteteve bëhen karagjoz në dyert e shpërfytyrimit. Ajo vuan të tillë u thënçin profesorë a kinse intelektual smirëzinjë, që sytë e mendjes i kanë të vënë mbi dylbi nate që qorrojnë në kushte drite. Ajo i vuan gjithashtu ca gjithologë, gjahtarë termash përdorur pa sens e pa masë, pa çka se nuk u prehet tashmë dëm, sepse u është lexuar humbja e busullave.

Këta të denjë për t’u kolaterizuar, sikur na thotë Agolli pjekin dhe hënën në shkëmb pasi t’i kenë vënë mend lakrës që mbajnë mbi supe dhe t’u jetë kruar e mendera, kundërmimi i së cilës çmend një turmë të tërë për t’i shtyrë ta pjekin Hënën mbi shkëmb! Sado që e tëra mbetet veçse një vegim bloze, ajo megjithatë me ndotjen e saj lë gjurmë përtej thjesht kujtesës, sepse shoqërisë i dhëmb skajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …