leoni

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Janev, thotë se nuk ka nevojë që të dërgohen trupa të NATO-s, në vendin e tij

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Janev, thotë se nuk ka nevojë që të dërgohen trupa të NATO-s, në vendin e tij

Ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Janev, ka deklaruar se nuk ka nevojë që të dërgohen trupa të NATO-s në vendin e tij, si përgjigje ndaj grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Janev konfirmoi se opsione të ndryshme për përgjigje janë duke u diskutuar brenda NATO-s, përfshirë dërgimin e trupave shtesë në Bullgari e Rumani. Këto procese kërkojnë qasje të përbashkët nga NATO-ja, por pa eskalim të panevojshëm të tensioneve”, shkroi ministri bullgar. Pozicioni im është se një qasje e tillë, si dërgimi i trupave shtesë e ka potencialin që të çojë në rritje të padëshirueshme të tensioneve në rajon”, shtoi ai. “Nuk besoj se janë rrethanat e nevojshme që mund ta justifikojnë vendimin për dërgimin e trupave shtesë në territorin tonë. Një vendim i tillë nuk do të korrespondonte as me interesat e unionit, as me interesat kombëtare të Bullgarisë, thuhet më tej në postimin e zyrtarit të lartë bullgar.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Shkaktare për mos zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është Vetëvendosja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shkaktare për mos zgjedhjen …