Edi Rama

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish kryetarin, Ilir Meta

Më në fund Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Shqipëri,  ka nisur hetimet për ish-kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta. Gazetarja Esiona Konomi raporton se kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme. SPAK kërkon kështu nga KQZ vënien në dispozicion të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e “Partisë së Lirisë”. “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal Nr. 122, të vitit 2022. Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kope të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, thuhet në kërkesën që mban firmën e Arben Krajës. Duket se tani e më në fund po i vjen radha edhe Sali Berishës dhe klani të tij mafioz.

 

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Investimet ushtarake janë domosdoshmëri strategjike

Në një analizë mbi zhvillimet e sigurisë në Ballkan, njohësi i çështjeve të sigurisë, Ethem …