Prokuroria e Specializuar e përdorë deklaratën e Shkëlzen Gashit për urdhër-arrestin ndaj krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar e përdorë deklaratën e Shkëlzen Gashit për urdhër-arrestin ndaj krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur si pretendim në urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit deklaratën e Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i  ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se ish-këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi kishte deklaruar se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime në civilë serbë. Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …