Blerim Isufaj

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka nisur hetimet për tri raste të reja me 30 veta të përfshirë në vepra të ndryshme penale

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ku janë shenjtëruar tri raste të reja me 30 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë persona, prej tyre katër gjenden në paraburgim dhe tre në arrest shtëpiak për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi”, “Shpëlarje e parave”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në këtë rast janë konfiskuar 257 mijë e 540 euro, shtatë vetura, nëntë telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një armë e gjatë dhe një pistoletë. Në rastin e dytë janë përfshirë 19 persona, tre prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nga ky rast janë konfiskuar 35 armë, katër vetura, 650 euro, dy telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa, në rastin e tretë të shenjestruar janë të përfshirë katër persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënia e ndihmës” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …