Prokuroria Speciale në Maqedoni mbylli rastin “Sopoti”, ku ishin dënuar 11 shqiptarë në mungesë të fakteve

Prokuroria Speciale në Maqedoni mbylli rastin “Sopoti”, ku ishin dënuar 11 shqiptarë në mungesë të fakteve

Prokuroria Speciale në Maqedoni, në mungesë të fakteve  ka mbyllur rastin “Sopoti”, në lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët shqiptarë  fshatit Sopot të Kumanovës. Ata ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, i cili  ndodhet afër kufirit me Serbinë. Nga shpërthimi i një mine kishin humbur jetën dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Për këtë akt ishin arrestuar dhjetëra banorë shqiptarë  të këtij fshati, të cilët ishin shpallur fajtorë për veprën terrorizëm, por pas reagimeve të shumta dhe dëshmive të reja, ata janë shpallur të pafajshëm. Në këtë kanë ndikuar edhe materialet e përgjuara telefonike, të publikuara nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev, në kohën kur ishte lider i opozitës në vitin në vitin 2015. Në një nga bisedat e publikuara, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov kishin pranuar se banorët e këtij fshati ishin dënuar në mungesë të provave. Janë edhe disa procese gjyqësore kundër shqiptarëve, në Maqedoni, në të cilat janë dënuar shqiptarët në mungesë të fakteve, sikur është rasti i quajtur “Monstra” e raste të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …