Letër e hapur drejtuar institucioneve të vendit nga bashkëshortët mësimdhënës, Ilmi Tahiri dhe Emrije Tahiri, në Besianë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë me kërkesë për arrestimin e personit që kanosi deputeten, Ariana Musliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngriti aktakuzë me kërkesë për arrestimin e personit që kanosi  deputeten,  Ariana Musliu. Personi me inicialet A.B. më 2 maj, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën Ariana Musliu-Shoshi, deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj. Ai  nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jetë,  midis Prishtinës kam met masakrue…”. Me këtë kërcënim kanosësi tani i pandehur, deputetes   i ka shkaktuar frikë ankth dhe shqetësime e pasiguri për jetën. Me këtë akt i pandehuri A.B. ka kryer veprën penale të kanosjes. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …