Prokurorin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, David Schwendiman e largojnë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, i cili ka treguar një zell të jashtëzakonshëm për të ngritur padi kundër luftëtarëve të lirisë së Kosovës krejt  papritur  ka bërë të ditur largimin e tij nga Haga. Ai do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018 kur emërimi i tij do të marrë fund. Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë kam dëshirë të qëndroj në këtë  të detyrë  u shpreh Schwendiman, i cili tha se  që nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi. Kwai Hong Ip, zëvendësi i prokurorit  Schwendiman, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësia.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …