Pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili është arrestuar për korrupsion, ndërhyrje në drejtësi, abuzime

Pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili është arrestuar për korrupsion, ndërhyrje në drejtësi, abuzime

Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, i vetëquajturi analist, Henri Çili është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me 7 persona të tjerë. Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit pas një hetimi disa mujor. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë. Emri i Çilit del në disa përgjime për ndërhyrje te një gjyqtar, për lirimin nga burgu të dy të burgosurve të arrestuar në Lazarat. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Aliko, të cilët janë dënuar me burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Ngjarja ka ndodhur në Lazarat gjatë aksionit të policisë në vitin 2015, kundër kultivimit të drogës.

Mes të arrestuarve është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET, i cili është gjithashtu edhe pedagog pranë këtij universiteti. Në momentin e ndalimit të Korbit janë shoqëruar edhe disa persona të cilët janë ndodhur në një tavolinë me të. Të arrestuarit janë dërguar tek Policia e Tiranës, ku priten veprime të mëtejshme. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Nga ky operacion i cili është finalizuar në orët e para të mëngjesit mësohet se janë shoqëruar më shumë se 40 persona të tjerë. Kontrolle janë ushtruar në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës si dhe në ambientet e UET.

Pritet që kjo dosje të kalojë në SPAK.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …