Protestat për librin shqip, do të mbahen në Preshevë dhe në Bujanoc

Burimet e lajmeve nga tri komunat e Kosovës Lindore bëjnë të ditur se protestat për librat shqip, të cilat i ka ndaluar qeveria e Serbisë, do të fillojnë në Preshevë e do të vazhdojnë edhe në Bujanoc. Ky është njoftimi që ka dhënë Këshilli studentor i tri komunave të Kosovës Lindore. Marshi paqësor i studentëve dhe nxënësve do të mbahet sot me motot: “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”. Marshi protestues do të niset nga Shkolla e mesme, në orën 13:20.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …