Tema të tjera...
Behxhet Shala: Zgjedhjet lokale 2025, raund pa befasi, balotazhi përcakton hartën e re politike
13/10/2025
Endrit Thaçi rrëfen vizitat në Hagë: “Momenti më i vështirë është kur duhet ta lëmë brenda”
13/10/2025
Një grup i rinisë ka organizuar një protestë paqësore para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, duke kërkuar liri dhe drejtësi për ish-liderët e luftës së Kosovës. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe të fuqishme si “Liri për çlirimtarët” dhe “Drejtësi, jo politikë”, duke shprehur solidaritetin e tyre për ish-presidentin Hashim Thaçi. Ish-presidenti Thaçi po qëndron në selinë e EULEX-it, ku ka pritur vizita nga vëllezërit e tij, ndërsa bashkëshortja e tij, Lumnie Thaçi, është brenda për të qëndruar me të. Ndërkohë, Gjykata Speciale i ka dhënë leje Hashim Thaçit të vizitojë varrin e babait të tij, i cili ndërroi jetë të dielën. Kjo vizitë ka ardhur pas refuzimit të një kërkese të mëhershme që i mohoi mundësinë për të marrë pjesë në varrimin e tij, që u zhvillua të martën.