PSD

PSD: Urgjentisht marrëveshja për linjën ajrore Kosovë-Serbi të publikohet sa më parë dhe të dihen detajet e saj

Partia Socialdemokrate e Kosovës kërkon urgjentisht që marrëveshja e nënshkruar dje për linjën ajrore Kosovë-Serbi të publikohet sa më parë dhe të sqarohen të gjitha detajet. “Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë. Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes. Çfarë kanë nënshkruar autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës dje? Asnjë detaj nuk dihet. Krejt çfarë na u tha është hapja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd”, thuhet në deklaratën e PSD-së. Kjo parti kërkon të sqarohet implikimi politik i përfaqësimit të ndryshëm të palëve që nuk janë homologe, duke pasur parasysh se Kosova në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje përfaqësohej nga Autoriteti i Aviacionit Civil, ndërsa Serbia prej Ministrisë së Ekonomisë, dhe po ashtu të dihet baza juridike e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …