PSD

PSD: Zëvendës-kryeministri, Goran Rakiqi duhet të tërhiqet nga deklaratat e tij ose të shkarkohet

Partia Socialdemokrate dhe kryetari Dardan Molliqaj kanë reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për vendosjen e orës policore në komunat në veri sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë. PSD-ja ka vlerësuar se Rakiqi ose duhet të tërhiqet nga këto deklarata ose të shkarkohet. “Ende nuk pamë asnjë reagim institucional ndaj zëvendëskryeministrit Goran Rakiq i cili haptazi sfidon autoritetin dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës, ku vet bën pjesë, zëvendëskryeministri Rakiq. Ky rast duhet të trajtohet me urgjencë dhe Rakiq duhet të japë llogari për deklaratat e tij. T’i tërheqë ato ose të shkarkohet”,  është thënë në reagim e PSD-së. Më tutje, PSD-ja ka theksuar se për këtë çështje nuk kanë parë reagime as nga opozita që përbëhet nga Vetëvendosje dhe PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …