Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka bërë me dije se është marrë vendim që ky qytet të hyjë në karantinë

PSRK ka njoftuar se ka ndaluar një të mitur i cili dyshohet se ka planifikuar sulm të gjerë ndaj nxënësve në Pejë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një të mitur i cili dyshohet se ka planifikuar sulm të gjerë ndaj nxënësve në një shkollë të Pejës. Në njoftimit thuhet se i pandehuri me inicialet B.M. ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë. “Me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Prokurori i Prokurorisë Speciale, gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ndaj të njëjtit Gjykata kompetente ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh” thuhet në mes tjerash në njoftimin e  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …